Konflikti për tokën, reagon Provinca Françeskane: Distancohemi nga dhuna! Pronësinë e kemi përfituar te Kepi i Rodonit në 2008!

Provinca Françeskane ka reaguar në lidhje me konfliktin e dhunshëm për pronën në Kepin e Rodonit dy ditë më parë që çoi në pranga 8 persona, mes tyre dhe ish-deputetin Mark Frroku. Përmes një deklarate publike, Provinca Françeskane thotë se ka fituar pronësinë në territorin e Kepit të Rodonit me vendim dhe nuk ka pasur […]

Tetor 31, 2023 - 21:00
 0
Konflikti për tokën, reagon Provinca Françeskane: Distancohemi nga dhuna! Pronësinë e kemi përfituar te Kepi i Rodonit në 2008!

Provinca Françeskane ka reaguar në lidhje me konfliktin e dhunshëm për pronën në Kepin e Rodonit dy ditë më parë që çoi në pranga 8 persona, mes tyre dhe ish-deputetin Mark Frroku.

Përmes një deklarate publike, Provinca Françeskane thotë se ka fituar pronësinë në territorin e Kepit të Rodonit me vendim dhe nuk ka pasur asnjë konflikt me asnjë shtetas.

Në deklaratë thuhet se e kanë përfituar pronësinë e tokës që u bë mollë sherri te Kepi i Rodonit në 2008.

Sakaq, në deklaratë theksohet se prona në Kepin e Rodonit është pronë e Provincës Françeskane dhe jo e Kishës Katolike në Shqipëri./m.j

 

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.