Konsumoi fostoksinë, 62-vjeçarja dërgohet në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës

Një 62-vjeçare ka konsumuar fostoksinë, duke tentuar t’i japë fund jetës. Pas konsumimit të fotoksinës, ajo është dërguar në spitalin e Vlorës. Fatmirësisht,

Shkurt 21, 2024 - 16:11
 0
Konsumoi fostoksinë, 62-vjeçarja dërgohet në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës

Një 62-vjeçare ka konsumuar fostoksinë, duke tentuar t’i japë fund jetës. Pas konsumimit të fotoksinës, ajo është dërguar në spitalin e Vlorës.

Fatmirësisht, 62-vjeçarja nuk ka humbur jetën dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha edhe pse gjendja e saj shëndetësore raportohet të jetë e rëndë.

Policia po heton shkaqet që mund të kenë çuar 62-vjeçaren drejt aktit ekstrem.

“Informacion paraprak/Rreth orës 14:00, është paraqitur në spitalin e Vlorës, për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasja H. B., 62 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar Fotoksinë. Shtetasja është në kujdesin e mjekëve, ndërkaq një grup i posaçëm hetimor po punon për të provuar ligjërisht rrethanat e rastit”, njofton policia./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.