Kontrata e Dumanit me Çapjan, 300 mijë € për të vrarë dy vëllezërit Roka

Sokol Sanxhaktari, dhëndëri i ish-kryetarit të Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini dhe njëherësh miku i Suel Çelës, nuk ka qenë personi i vetëm që ishte në planet e Florenc Çapjas e Bledar Muçës, për tu vrarë. Në kontratën e vrasjeve që Çapja-Muça, lidhën me killerin me pagesë Nuredin Dumani, ishte planifikuar edhe vrasja e dy vëllezërve […]

Nëntor 19, 2023 - 18:28
 0
Kontrata e Dumanit me Çapjan, 300 mijë € për të vrarë dy vëllezërit Roka

Sokol Sanxhaktari, dhëndëri i ish-kryetarit të Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini dhe njëherësh miku i Suel Çelës, nuk ka qenë personi i vetëm që ishte në planet e Florenc Çapjas e Bledar Muçës, për tu vrarë.

Në kontratën e vrasjeve që Çapja-Muça, lidhën me killerin me pagesë Nuredin Dumani, ishte planifikuar edhe vrasja e dy vëllezërve nga Elbasani, të cilët quhen Marsel dhe Xhino Roka.

Propozimi për të vrarë dy vëllezërit, sipas bashkëpunëtorit të prokurorisë SPAK, kishte ardhur nga Florenc Çapja, i cili në pamundësi për të zbuluar vendndodhjen e Sokol Sanxhaktarit dhe goditjen e tij, i ka hedhur Dumanit një ofertë të re, vrasjen e dy vëllezërve Roka.

“Ora News” ka mësuar se ideja për të goditur dy vëllezërit Marsel dhe Xhino Roka, ka ardhur në një kohë kur dyshja Çapja-Muça, zhvillonin takime me Nuredin Dumanin, me qëllim për të vrarë, Sokol Sanxhaktarin.

Për vrasjen e dy vëllezërve Florenc Çapja ishte i gatshëm të paguante 300 mijë euro, pasi i konsideronte si njerëz të afërm të kundërshtarit të tij, Suel Çela.

“…në vitin 2020 jam takuar në zonën e “Krastës” me Florenc Çapjan dhe Bledar Muçën, pasi ata kishin ndërmjetësuar me Eljo Bitrin. Pasi negociuam për disa minuta, ramë dakord për 200 mijë Euro. Përveç pagesës ata më ofronin ndihmë në mjete logjistike si armë dhe informacion, më qëllim që të realizoja atentatin. Kam patur kontakt me Florenc Çapjan nëpërmjet aplikacionit “Sky” të cilin e sqaroja se nuk po e gjeja Sanxhaktarin, madje as ata vetë nuk kishin informacion se ku ishte Sanxhaktari. Nuk i kam marrë asnjë lek aty, por vazhdova të hetoj për Sanxhaktarin…”-ka deklaruar Dumani në prokurori.

Dumani ka kërkuar si paradhënie shifrën prej 200 mijë euro për të mbaruar punën me Sanxhaktarin, por Florenci nuk ja ka dhënë për shkak të frikës se Nuredini vall do mbaronte punë dhe më pas nuk i kthente as lekët mbrapsht.

Ngaqë Sanxhaktari nuk po gjendej, Nuredin Dumani, ka pranuar të zhvillojë dhe një takim të dytë me Florenc Çapjan dhe Bledar Muçën dhe një person tjetër që ata e mbanin gjithmonë afër dhe e thërrisnin nip. Ky person ishte zeshkan, i gjatë dhe i shëndoshë.

“…Florenc Çapja, gjatë diskutimit më krijonte afrimitet duke më thënë se tashmë jemi miq. Me idenë se takimi i dytë po bëhej pas kompleksit ku kishin shtëpitë Çapjat. Gjatë diskutimit me Florenc Çapjan ai më tha se: ”…meqenëse nuk po e gjejmë dot Sokolin, të vazhdojmë ndonjë punë tjetër, me 2 vellezër që ishin shokët e Suel Çelës…”. Unë e di shtëpinë e dy vëllezërve pasi ma mësoi Eljo Bitri, por emrat nuk ia di. Di që babai i tyre në atë kohë, ka qenë punonjës i burgut në Bradashesh. Patrullimin për të vëzhguar lëvizjet e këtyre dy vëllezërve e bënte Eljo Bitri dhe Vis Korçari…. Më pas unë me Eljon dhe Vis Korçarin bënim ndjekjen e vëllezërve. Për të eliminuar të dy vëllezërit me Florencin, ramë dakord për 300 mijë Euro. Por nuk morëm asnjë lek. Për vëllezërit komunikimi me Florencin, ka qenë i vazhdueshëm për të më treguar se ku lëvzinin…” – ka deklaruar Nuredin Dumani.

Për të hedhur dritë mbi këtë dëshmi, SPAK tashmë i është dashur të hapë bisedat e “SKY” që Dumani pretendon se ka kryer me Florenc Çapjan dhe Bledar Muçën.

Por në të njëjtën kohë, me përgatitjen për të vrarë vëllezërit Marsel dhe Xhino Roka, Dumani tregon se është informuar me disa të dhëna nga Festim Qoli, për Sokol Sanxhaktarin se ku pinte kokainë.

“…rastësisht ai pinte mall tek një shok i Festim Qolit, i cili quhet “Turi” por e thërrisnin “hundëderri”. Turi, ka një lokal por se di tamam, kam qenë njëherë të vetme. Dua të them se për çdo lëvizje informoja Festim Qolin, e diskutonim bashkë gjithmonë pasi ai kishte qejf të merrte vesh punët e mia që bëja. I thash për Sanxhaktarin se më kanë thënë që do më japin 200 mijë euro për kokën e Sanxhaktarit.

Festimi më tha: “…Oho…, e kemi thjeshtë atë pasi ai shkon tek kusho jonë tek “Turi”…”.

Festja më pas vijoi duke më thënë: “…që nëse do futej “Turi” në lojë mund ta kapësh tek shtëpia e “Turit”, pasi ai shkon pi kokainë aty me ato…”.

Në këtë periudhë Dumani tregon se:

”…i kërkova Çapjave, në atë kohë parapagesë, ku ata nuk ranë dakord që të mi jepnin të gjitha në dorë 200 mijë Euro. Ato ishin shprehur të Eljo Bitri (i cili kishte dijeni madje e ka ruajtur Sokolin te lokali i tij), duke i thënë se: ”…ne nuk e keni problem ti japim 200 mijë Euro në dorë Nuredinit, por kemi hall se nuk na e kryen si punë dhe nuk na kthen lekët…”. Pra Eljon e kishin si garant për këtë punë. Sanxhaktari jetonte në Tiranë dhe kur shkonte në Elbasan më informonte Eljo, i cili i merrte të dhënat nga Çapjat. Eljo, duke njohur qytetin ishte ai që patrullonte. Komunikimet, i kam bërë vetëm me Florenc Çapjan nëpërmjet telefonit “Sky”. Ato më thanë njëherë edhe për të më dhënë gjysmat e parave por unë i doja të plota. Në fund ra dakord që të mi jepte të gjitha. Puna e lekëve ishte fiks një ditë para se Sanxhaktari, të vriste tek lokali atë djalin. Unë lekët si mora dot, pasi Sokoli ra në burg…”.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.