Kontrolle të shtuara në Vlorë, policia kap dy persona me armë pa leje

Dy raste të armëmbajtjes pa leje janë goditur në Vlorë, pas kontrolleve të shtuara të policisë. Policia ka arrestuar dy personat dhe ka

Janar 12, 2024 - 13:03
 0
Kontrolle të shtuara në Vlorë, policia kap dy persona me armë pa leje

Dy raste të armëmbajtjes pa leje janë goditur në Vlorë, pas kontrolleve të shtuara të policisë.

Policia ka arrestuar dy personat dhe ka sekuestruar 2 armët e zjarrit pistoletë, municion luftarak dhe 1 automjet.

Në vijim të kontrolleve që kryhen në terren, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e DVP Vlorë, mbështetur nga Forcat e Kombëtare të sigurisë dhe Reparti Special “RENEA”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur 2 raste të armëmbajtjes pa leje. Për këto raste u vunë në pranga shtetasit:

A. B., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak;

S. Ll., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, në autostradën “Fier-Vlorë”, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

2 armët e zjarrit pistoletë, municioni luftarak dhe automjeti që drejtonte 48-vjeçari, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia. /vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.