Kontrollet për kapjen e Eljon Hatos, RENEA gjen makinën e blinduar të kushëririt të Ervis Martinajt

Detaje të reja janë zbuluar nga kontrollet e zhvilluara nga forcat “RENEA” mbrëmjen e djeshme në Sauk në tenativë për të gjetur Eljon Haton, i cili njihet si krahu i djathtë i të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat bën me dije se gjatë kontrolleve, poshtë një pallati në Sauk, policia ka […]

Mars 16, 2024 - 13:05
 0
Kontrollet për kapjen e Eljon Hatos, RENEA gjen makinën e blinduar të kushëririt të Ervis Martinajt

Detaje të reja janë zbuluar nga kontrollet e zhvilluara nga forcat “RENEA” mbrëmjen e djeshme në Sauk në tenativë për të gjetur Eljon Haton, i cili njihet si krahu i djathtë i të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat bën me dije se gjatë kontrolleve, poshtë një pallati në Sauk, policia ka gjetur një makinë të blinduar që mësohet se i përket Emiliano Ninës, kushëririt të Ervis Martinajt.

Brenda automjetit të gjetur në parkimin e pallatit, u gjetën armë dhe bllokues valësh që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Sipas burimeve, makina e blinduar përdorej nga Olsi Gjoshi.

 

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.