Koreja e Veriut lëshon raketën balistike drejt Detit të Japonisë

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike drejt Detit të Japonisë, njoftoi sot ushtria e Koresë së Jugut. Nisja erdhi më pak

Prill 2, 2024 - 10:15
 0
Koreja e Veriut lëshon raketën balistike drejt Detit të Japonisë

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike drejt Detit të Japonisë, njoftoi sot ushtria e Koresë së Jugut.

Nisja erdhi më pak se dy javë pasi media shtetërore në Phenian raportoi se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un kishte mbikëqyrur një test të suksesshëm të një motori me karburant të ngurtë për një lloji të ri rakete hipersonike me rreze të mesme veprimi.

Agjencia japoneze Kyodo raportoi se lëshimi duket se është kryer dhe se raketat kanë rënë në det.

Lëshimi i sotëm është testi i tretë i raketave balistike i Koresë së Veriut që nga fillimi i vitit. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.