“Korrupsion aktiv në zgjedhjet e 2021-it”, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim Gazmend Canajn

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Gazmend Canajn. Ky i fundit akuzohet për kryerjen e veprës penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal. Sipas njoftimit të SPAK, nga analiza një e nga një dhe në unitet e provave të administruara gjatë hetimit (përgjimet telefonike dhe deklarimet e […]

Janar 11, 2024 - 11:05
 0
“Korrupsion aktiv në zgjedhjet e 2021-it”, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim Gazmend Canajn

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Gazmend Canajn. Ky i fundit akuzohet për kryerjen e veprës penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

Sipas njoftimit të SPAK, nga analiza një e nga një dhe në unitet e provave të administruara gjatë hetimit (përgjimet telefonike dhe deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën penale) provohet tej dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova se, i pandehuri Gazmend Canaj iu ka ofruar në mënyrë të drejtpërdrejtë personave të ndryshëm përfitime ekonomike që ata të votojnë në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik që Gazmendi mbështeste në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në qarkun e Tiranës, të datës 25 prill 2021.

Rezulton e provuar se i pandehuri Gazmend Canaj iu ka ofruar dhe dhënë ushqime shtetasve G. K. dhe E. G. si dhe ju ka ofruar përfitime të paligjshme shtetasve S. K., R. C. dhe F. R., kundrejt votës së tyre dhe të afërmve të tyre, në favor subjektit politik që Gazmendi mbështeste.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.