Kosova e feston Vitin e Ri me liberalizimin e vizave! Kryeministri Kurti: Sot po hiqet një padrejtësi!

Kosova feston vitin e ri me liberalizimin e vizave. Nga sot, 1 janari i vitit 2024, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në atë që njihet si zona Schengen, e përbërë prej 27 shtetesh, shumica e tyre anëtare të Bashkimit Evropian. Sot do të udhëtojnë për në Vjenë 50 qytetarë, të […]

Janar 1, 2024 - 12:29
 0
Kosova e feston Vitin e Ri me liberalizimin e vizave! Kryeministri Kurti: Sot po hiqet një padrejtësi!

Kosova feston vitin e ri me liberalizimin e vizave. Nga sot, 1 janari i vitit 2024, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në atë që njihet si zona Schengen, e përbërë prej 27 shtetesh, shumica e tyre anëtare të Bashkimit Evropian.

Sot do të udhëtojnë për në Vjenë 50 qytetarë, të cilët e kanë fituar këtë mundësi në kuadër të fushatës së Qeverisë.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka uruar sërish qytetarët e Kosovës për heqjen e vizave, duke thënë se kanë pritur shumë për këtë ditë.

“Kemi pritur shumë gjatë, nga sot po hiqet një padrejtësi. Qytetarët tanë tashmë do të mund të lëvizin në 32 vende.

Sot do të udhëtojnë për në Vjenë 50 qytetarë të cilët kanë fituar këtë mundësi në kuadër të fushatës tonë.

Të respektojnë kriteret, dhe kudo që të udhëtojmë mos të harrojmë se shtëpia jonë është Kosova. Urime viti i ri dhe për herë të fundit urime liberalizimi i vizave”, tha Kurti.

Periudha e qëndrimit në zonën Schengen nuk duhet t’i kalojë 90 ditë brenda gjashtë muajsh, në të kundërtën do të gjobiten. Koha

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.