Kosova kaloi me sukses hapin e parë, Osmani: Do të punojmë me aleatët për anëtarësimin e plotë në Këshillin e Evropës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani , ka reaguar pas dritës jeshile që Kosova mori për hapin e parë në rrugëtimin për anëtarësimin e

Mars 27, 2024 - 18:20
 0
Kosova kaloi me sukses hapin e parë, Osmani: Do të punojmë me aleatët për anëtarësimin e plotë në Këshillin e  Evropës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani , ka reaguar pas dritës jeshile që Kosova mori për hapin e parë në rrugëtimin për anëtarësimin e plotë në Këshillin e Evropës.

Përmes një reagimi në rrjtein social “X”, Vjosa Osmani thotë se Kosova do të vazhdojë të punojë me aleatët për të siguruar që të gjithë qytetarët e Kosovës të kenë akses të drejtë në instrumentet e KiE.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të kenë akses të drejtë në instrumentet e KiE përmes anëtarësimit të plotë të Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miratoi sot  me 31 vota pro, raportin e përgatitur nga Dora Bakoyannis që i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Gjatë punimeve, zv/presidentja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Blerina Gjylameti nënvizoi se

Raporti gjithëpërfshirës e bën këtë dokument një moment historik që vendos themelet për një Kosovë të vërtetë, të shëndoshë dhe të begatë, të bazuar në parimet e Këshillit të Evropës për demokraci, sundim të ligjit dhe të drejtat e njeriut.

“Kosova ka dhënë një shembull të jashtëzakonshëm duke u përpjekur që të jetë pjesë e vlerave thelbësore të Këshillit të Evropës, edhe pse skepticizmi dhe ngurrimi e kanë mbajtur peng të qëndrimit të saj në pragun e kësaj Organizate për kaq shumë kohë. Ne kemi detyrën dhe mundësinë vendimtare për ta korrigjuar atë tani./Vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.