Kosova në zgjedhje? Analisti Berisha: Kurti mund të përdorë draftin në kontekstin e brendshëm
Analisti Ridvan Berisha ka deklaruar në emisionin “Ballkan Update” vitin e ardhshëm Kosova do të ketë zgjedhje. Ai ka theksuar se kryeministri Albin Kurti mund ta përdorë draftin europian në kontekstin e brendshëm. Sipas Berishës, e rëndësishme është që Kosova, sipas specialistëve të marrëdhënieve ndërkombëtare, ka pranuar një zgjidhje të brendshme që çon nga një [...]Read More...
Analisti Ridvan Berisha ka deklaruar në emisionin “Ballkan Update” vitin e ardhshëm Kosova do të ketë zgjedhje. Ai ka theksuar se kryeministri Albin Kurti mund ta përdorë draftin europian në kontekstin e brendshëm.
Sipas Berishës, e rëndësishme është që Kosova, sipas specialistëve të marrëdhënieve ndërkombëtare, ka pranuar një zgjidhje të brendshme që çon nga një pushtet i tretë dhe ky është problem i jashtëzakonshëm në fazën e zbatimit të tij.
“Ta kemi parasysh që Bashkimi Europian është vitin e ardhshëm në zgjedhje. Serbia po mban zgjedhjet e parakohshme. Ndërsa Kosova ndodhet vitin e ardhshëm në vit zgjedhor, edhe pse mandati i kryeministrit dhe i kësaj qeverie përfundon në shkurt/mars të vitit tjetër. Kosova praktikisht ndodhet në vit elektoral. Na kanë mbetur më pak se dy muaj që të nis viti tjetër dhe kryeministri Kurti, duhet ta themi qartë dhe me zë të plotë pa hamëndësime, është zotuar ta pranojë statutin e asociacionit një draft europian i prezantuar nga BE. Për lojë fjalësh, kryeministri mund ta pranojë këtë në kontekstin e brendshëm europian, ashtu siç mund ta përdor Vuçiçi në zgjedhjet e tij në Serbi duke i dhënë kajet e një fitoreje njërit në një anë dhe tjetrit në anën tjetër. Por e rëndësishme është që Kosova, sipas specialistëve të marrëdhënieve ndërkombëtare, ka pranuar një zgjidhje të brendshme që çon nga një pushtet i tretë dhe ky është problem i jashtëzakonshëm në fazën e zbatimit të tij“, tha Berisha./abcnews.al
What's Your Reaction?