“Kosova pa Shqipërinë është e dobët përballë Serbisë”, Nazarko: Kurti po përkeqëson marrëdhëniet…

Analisti Mentor Nazarko u shpreh në “Real Story” se Kosova po dobësohet ndërkombëtarisht, duke theksohet se marrëdhëniet me Perëndimin nuk janë në ditën më të mirë. Gjithashtu Nazarko teksa u ndal tek marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa tha se e vetme përballë Serbisë, Kosova është e dobët. “Në raport me Serbinë në një mënyrë […]

Nëntor 23, 2023 - 22:46
 0
“Kosova pa Shqipërinë është e dobët përballë Serbisë”, Nazarko: Kurti po përkeqëson marrëdhëniet…

Analisti Mentor Nazarko u shpreh në “Real Story” se Kosova po dobësohet ndërkombëtarisht, duke theksohet se marrëdhëniet me Perëndimin nuk janë në ditën më të mirë.

Gjithashtu Nazarko teksa u ndal tek marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa tha se e vetme përballë Serbisë, Kosova është e dobët.

“Në raport me Serbinë në një mënyrë apo një tjetër Kosova duhet të jetë bashkë me Shqipërinë, sepse vetëm për vetëm është e dobët përballë Serbisë. Edhe Thaçi për hir të vërtetës ka pasur probleme me Shqipërinë zyrtare, ka pasur probleme me Berishën. Problemi është që po përkeqëson marrëdhënie me ndërkombëtarët, ke sanksione që lidhen me marrëdhënie me SHBA-të, dhe po ashtu ka diçka që bën Kurti njësoj si Haradinaj, që lidhet me përparimin e Kosovës drejt integrimit. Nëse do të kishte dialog dera do të ishte e hapur. Pra kur ti je në një nivel të ulët në marrëdhëniet e Kosovës me Perëndimin dhe në një marrëdhënie të tillë me Shqipërinë, është njësoj si të godasësh veten. Kosova ndërkombëtarisht po dobësohet gjithnjë e më shumë. Kosova bashkë me Shqipërinë përballë Serbisë është më e fortë. Qasja e fundit është që duhet të ketë paqe mes dy kombeve kombit shqiptar dhe serb”, tha ndër të tjera Nazarko.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.