Kosovë, humb jetën pjesëtari i KFOR-it në aksident rrugor

Një pjesëtar i KFOR-it ka humbur jetën në një aksident rrugor në magjistralen Pejë-Prishtinë. KFOR-i ka konfirmuar përmes një komunikate për media se ushtari i vdekur ishte nga kontingjenti italian. Ushtari ishte dërguar në gjendje kritike me helikopter në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve. “Në automjetin e përfshirë në aksident ishte edhe një [...]Read More...

Tetor 24, 2023 - 22:35
 0
Kosovë, humb jetën pjesëtari i KFOR-it në aksident rrugor

Një pjesëtar i KFOR-it ka humbur jetën në një aksident rrugor në magjistralen Pejë-Prishtinë. KFOR-i ka konfirmuar përmes një komunikate për media se ushtari i vdekur ishte nga kontingjenti italian.

Ushtari ishte dërguar në gjendje kritike me helikopter në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.

“Në automjetin e përfshirë në aksident ishte edhe një ushtar tjetër i cili u transportua në gjendje të vetëdijshme në Kampin Ushtarak italian me autoambulancë dhe më pas në spitalin ushtarak”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria Themelore e Pejës e ka konfirmuar po ashtu aksidentin fatal, ku humbi jetën ushtari i KFOR-it.

“Si pasojë e një aksidenti trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë, në komunë të Pejës, një person ka ndërruar jetë, ndërsa personi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin ka pësuar lëndime trupore për çka është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe është është ndaluar për 48 orë”, kanë konfirmuar Prokuroria.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.