Kosovë/ Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: Mijëra dronë me të cilat Irani sulmoi Izraelin janë në duart e Serbisë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thirrur mbrëmjen e së dielës, (14 prill)  Këshillin e Sigurisë së Kosovës pas sulmit të paprecedentë me dronë e me raketa që Irani kreu kundër Izraelit natën mes 13 – 14 prillit 2024. Sipas një komunikatë për media të lëshuar nga Qeveria, temë qendrore e këtij takimi ishte sulmi […]

Prill 15, 2024 - 18:50
 0
Kosovë/ Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: Mijëra dronë me të cilat Irani sulmoi Izraelin janë në duart e Serbisë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thirrur mbrëmjen e së dielës, (14 prill)  Këshillin e Sigurisë së Kosovës pas sulmit të paprecedentë me dronë e me raketa që Irani kreu kundër Izraelit natën mes 13 – 14 prillit 2024.

Sipas një komunikatë për media të lëshuar nga Qeveria, temë qendrore e këtij takimi ishte sulmi i Iranit ndaj shtetit të Izraelit, dhe implikimet e mundshme për paqen dhe sigurinë globale dhe rajonale.

Në komunikatë thuhet se se sulmi u krye dronë Shaheed, që janë prodhim iranian.

 “Mijëra dronë të tillë i ka në posedim edhe Serbia, e cila në vazhdimësi shfaq sjellje agresive ndaj Republikës sonë, veçanërisht përgjatë kufirit që ndajmë”, thuhet në komunikatë.

“Institucionet e Sigurisë së Republikës së Kosovës janë duke i përcjellë zhvillimet e fundit me vëmendje të shtuar, dhe janë duke e monitoruar gjendjen e sigurisë në baza të vazhdueshme dhe në bashkërendim e bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe me partnerët strategjikë” vijon më tej komunikata.

Qeveria e Republikës së Kosovës e ka dënuar menjëherë sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke e cilësuar atë “si akt të paprecedent që paraqet rrezik për destabilizimin e Lindjes së Mesme dhe të eskalimit të mëtutjeshëm të situatës së sigurisë”, thuhet në komunikatë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.