Kreditë e papaguara në kohë arrijnë nivelin më të lartë

Qytetarët dhe bizneset nuk po arrijnë të paguajnë në kohë kreditë e tyre. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se niveli i atyre që njihen si “kredi të këqija” arriti në 5,3% të totalit të huave që bankat kanë dhënë. Ky është niveli më i lartë i këtij viti. Teuta Nunaj, eksperte për ekonominë, […]

Tetor 10, 2023 - 16:00
 0
Kreditë e papaguara në kohë arrijnë nivelin më të lartë

Qytetarët dhe bizneset nuk po arrijnë të paguajnë në kohë kreditë e tyre. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se niveli i atyre që njihen si “kredi të këqija” arriti në 5,3% të totalit të huave që bankat kanë dhënë. Ky është niveli më i lartë i këtij viti.

Teuta Nunaj, eksperte për ekonominë, shprehet kështu për A2 CNN: “Kjo lidhet drejtpërdrejtë me uljen e aftësisë paguese të individëve dhe bizneset. Faktori kryesor te individët janë të ardhurat e pamjaftueshme, ndërsa për biznesin inflacioni dhe vështirësitë e tjera në likuiditet”.

Në raport me totalin e huave që 11 bankat tregtare kanë dhënë, e cila në fund të gushtit arriti në 724,6 miliardë lekë, vlera e kredive të pashlyera në kohë përllogaritet në mbi 38 miliardë lekë.

Ndikuar edhe nga zgjerimi i portofolit të kredive të këqija, Banka Qendrore ka përgatitur një rregullore të re për kushtet e kredidhënies. Baza e re detyron bankat e nivelit të dytë të forcojnë kushtet në drejtim të dhënies së kredive.

Teuta Nunaj thekson: “Kjo ishte e pritshme, pasi me këtë ecuri rrezikohet të kemi cenim të stabilitetit financiar. Bankat nuk duhet të jenë kaq shumë të gatshme kur japin kredi, pa skanuar të ardhurat e atij që e kërkon atë”.

Të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e huave të papaguara në kohë janë në valutë. Megjithatë, Banka e Shqipërisë vlerëson se pavarësisht rritjes së lehtë të kredive të këqija, sektori financiar në vend vijon të jetë i shëndetshëm financiarisht./f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.