Kremlini i përgjigjet Macron për dërgimin e trupave në Ukrainë: Deklaratë shumë e rezikshme

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i quajti shumë të rëndësishme dhe shumë të rrezikshme deklaratat e presidentit francez Emmanuel Macron për vendosjen e

Maj 3, 2024 - 14:25
 0
Kremlini i përgjigjet Macron për dërgimin e trupave në Ukrainë: Deklaratë shumë e rezikshme

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i quajti shumë të rëndësishme dhe shumë të rrezikshme deklaratat e presidentit francez Emmanuel Macron për vendosjen e mundshme të trupave në Ukrainë.

“Deklarata është shumë e rëndësishme dhe shumë e rrezikshme. Franca, e përfaqësuar nga presidenti francez, po flet vazhdimisht për mundësinë e përfshirjes së saj të drejtpërdrejtë, në terren, në konfliktin me Ukrainën. Ky është një trend shumë i rrezikshëm”, u tha ai gazetarëve.

Më 2 maj, në një intervistë me The Economist, Macron përmendi dy kushte për dërgimin e trupave në Ukrainë: kërkesën e Kievit dhe avancimin e Rusisë në vijën e frontit. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se sot nuk ka një kërkesë të tillë nga Ukraina. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.