Kremlini: NATO ka filluar një cikël të ri përshkallëzimi, do të ketë pasoja

Kremlini akuzoi NATO- n sot për “inkurajimin” e Ukrainës për të zgjatur konfliktin kundër ushtrisë ruse, mes debatit të ashpër midis aleatëve të

Maj 30, 2024 - 18:00
 0
Kremlini: NATO ka filluar një cikël të ri përshkallëzimi, do të ketë pasoja

Kremlini akuzoi NATO- n sot për “inkurajimin” e Ukrainës për të zgjatur konfliktin kundër ushtrisë ruse, mes debatit të ashpër midis aleatëve të Kievit nëse forcat ukrainase mund të godasin tokën ruse me armë perëndimore.

“Vendet anëtare të NATO-s, kryesisht Shtetet e Bashkuara dhe kryeqytetet e tjera evropiane, kanë filluar  ditët e fundit një cikël të ri përshkallëzimi”, tha zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov.

“Ata e bëjnë me qëllim. Dëgjojmë shumë deklarata luftarake. … Ata po e inkurajojnë Ukrainën me të gjitha mjetet e mundshme për të vazhduar këtë luftë të pakuptimtë,” u tha ai gazetarëve në  konferencë.

Por, sipas Peskov, “e gjithë kjo do të ketë pasoja të pashmangshme dhe,në analizë përfundimtare, do të jetë në kurriz të interesave të atyre vendeve që kanë marrë rrugën e përshkallëzimit”.

Gjatë javëve të fundit, kryeqytetet e vendeve të aleancës kanë debatuar nëse do të përdorin ose jo në tokën ruse qindra armë të furnizuara në Kiev nga Perëndimi, në këtë rast raketa me rreze të gjatë veprimi.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha  se ai është në favor të kësaj, por vendet që mbështesin Ukrainën, si Gjermania, janë shumë më ngurruese, nga frika e një konflikti të drejtpërdrejtë me Moskën.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha dje gjatë vizitës së tij në Gjermani, se aleatët e Kievit duhet të lejojnë ushtrinë ukrainase të “neutralizojë” bazat ushtarake nga ku Rusia lëshon raketat e saj./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.