Kremlini: Putin nuk do të vizitojë Turqinë para zgjedhjeve presidenciale

Vladimir Putin nuk po planifikon një vizitë në Turqi përpara zgjedhjeve presidenciale të marsit. Lajmi njoftohet nga zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, i cili

Shkurt 26, 2024 - 15:15
 0
Kremlini: Putin nuk do të vizitojë Turqinë para zgjedhjeve presidenciale

Vladimir Putin nuk po planifikon një vizitë në Turqi përpara zgjedhjeve presidenciale të marsit. Lajmi njoftohet nga zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, i cili shtoi se shkak është bërë axhenda e ngjeshur e Putin.

“Nuk ka kohë para zgjedhjeve. Orari është ende mjaft i ngjeshur për presidentin dhe Erdogan është gjithashtu i zënë”, tha Peskov i pyetur për mundësinë e një takimi mes presidentëve të Rusisë dhe Turqisë para zgjedhjeve në Rusi.

Zgjedhjet presidenciale në Rusi janë caktuar për 15-17 mars. Në rast se nuk ka fitues (kërkohet të paktën gjysma e votave), raundi i dytë do të mbahet më 7 prill.

Më herët presidenti i Rusisë ka kontaktuar në telefon me Erdogan për t’i uruar ditëlindjen.

Në një deklaratë të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës turke, theksohet se gjatë bisedës, Vladimir Putin ka falënderuar presidentin turk për kontributin e tij në përparimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.