Kremtohet pavarësia në Kosovë/ Liderët shtetërorë nderojnë Adem Jasharin dhe heronjtë e UÇK

Kosova vishet kuqezi.  Prishtina por edhe qytete të tjera janë veshur me ngjyrat e flamurit për të kremtuar 111-vjetorin e pavarësisë së vendit. Liderët e kosovës kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Presidentja vjosa osmani por edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca vlerësuan heronjtë, duke deklaruar se 28 Nëntori përkujton çmimin [...]Read More...

Nëntor 28, 2023 - 15:37
 0

Kosova vishet kuqezi.  Prishtina por edhe qytete të tjera janë veshur me ngjyrat e flamurit për të kremtuar 111-vjetorin e pavarësisë së vendit.

Liderët e kosovës kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Presidentja vjosa osmani por edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca vlerësuan heronjtë, duke deklaruar se 28 Nëntori përkujton çmimin e lartë të lirisë dhe njëkohësisht sakrificat që janë bërë për shekuj.

“Sot shqiptarët kudo që janë e shënojnë këtë ditë e njëkohësisht është edhe moment reflektimi për të gjithë atë që heronjtë tanë kanë bërë për shqiptarët, që nga heroi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, deri tek Ismail Qemaili, Hasan Prishtina, Isa Boletini e deri tek heronjtë e viteve 90, Adem Jashari. Lavdi të gjithë atyre që kanë dhënë për lirinë e Shqipërisë, për lirinë e Kosovës”

 “Nëntori do të festohen gjithmonë, uroj që ne të na gjejnë gjithmonë më të bashkuar dhe gjithnjë më të fortë. Lavdi dëshmoreve dhe urime dita e flamurit gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë ata”

Shqiptarët i uroi edhe kreu i aleancës për ardhmërinë e kosovës, ramush haradinaj.

“Ditën më të rëndësishme për shqiptarët e nisa në Boletin, aty ku pushon njeriu atdhedashës, Isa Boletini, të cilin e njohën edhe kancelaritë e vendeve më të fuqishme të kohës, gjithnjë në kërkim të së drejtës së mohuar të shqiptarëve”

Përveç 111 vjetori i pavarësisë së  Shqipërisë, të martën e 28 nëntorit festohet edhe Ditëlindja ë komandantit legjendar Adem Jasharit dhe daljes së parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./abcnews.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.