Kreu i CSU: Mirëpres një zgjidhje për migrantët ashtu si marrëveshja Itali-Shqipëri

Presidenti i Unionit Kristian-Social gjerman, CSU, Markus Soeder mbështet marrëveshjen e Italisë me Shqipërinë për çështjen e migrantëve. ”Meloni një shembull mbi migrimin”, shkruan tabloidi gjerman ”Bild” duke raportuar fjalët e presidentit bavarez të CSU-së, Markus Soeder, të intervistuar pas vizitës së tij në Itali, ku pati një takim mbi një orë me kryeministren Meloni. […]

Maj 14, 2024 - 08:25
 0
Kreu i CSU: Mirëpres një zgjidhje për migrantët ashtu si marrëveshja Itali-Shqipëri

Presidenti i Unionit Kristian-Social gjerman, CSU, Markus Soeder mbështet marrëveshjen e Italisë me Shqipërinë për çështjen e migrantëve.

”Meloni një shembull mbi migrimin”, shkruan tabloidi gjerman ”Bild” duke raportuar fjalët e presidentit bavarez të CSU-së, Markus Soeder, të intervistuar pas vizitës së tij në Itali, ku pati një takim mbi një orë me kryeministren Meloni.

”Ne kemi të njëjtin mendim. Ne kemi nevojë për marrëveshje me shtetet e Afrikës së Veriut. Ne besojmë se kjo ka më shumë kuptim sesa të kemi shpëtimin në det si mjetin e vetëm”, thotë ai.

Soeder do të mirëpriste një zgjidhje si ajo që gjeti Italia në marrëveshjen me një shtet të tretë, Shqipërinë.

”Italianët duan të dërgojnë gjysmën e emigrantëve që shpëtohen në det në kampet e ngritura në Shqipëri”, shkruan tabloidi.

“Kjo mund të jetë një zgjidhje për të gjithë Evropën. Dhe do të ishte një variant i mirë edhe për Gjermaninë”, komenton Soeder.

”Bild” shton se kreu i CSU-së nuk do të kishte arritur asnjë sukses për çështjen e shumë migrantëve të paligjshëm që mbërrinin nga Italia në Gjermani, atje ministri i tij i Brendshëm kishte denoncuar se Roma “refuzon t’i kthejë ata”.

Kreu i CSU-së më pas nënvizoi se kishte bërë një vizitë shtetërore dhe nuk ishte i lidhur politikisht me kryeministren italiane.

”Por, ne duhet të bashkëpunojmë me qeveritë e vendeve të tjera”, përfundon.

ATSH

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.