Kreu i Listës Serbe dëgjon këshillën e Vuçiç: Jemi gati për zgjedhjet në Veri!

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka shprehur gatishmërinë për të mbajtur zgjedhjet në Veri të Kosovës. Në konferencën për media, Rakiç tha se topi tani është në fushën e Prishtinës. Po ashtu, theksoi Rakiç, vendimet politike janë marrë gjithmonë në koordinim me Serbinë dhe se këtë herë do të marrin parasysh këshillën e dhënë […]

Tetor 13, 2023 - 15:10
 0
Kreu i Listës Serbe dëgjon këshillën e Vuçiç: Jemi gati për zgjedhjet në Veri!

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka shprehur gatishmërinë për të mbajtur zgjedhjet në Veri të Kosovës. Në konferencën për media, Rakiç tha se topi tani është në fushën e Prishtinës.

Po ashtu, theksoi Rakiç, vendimet politike janë marrë gjithmonë në koordinim me Serbinë dhe se këtë herë do të marrin parasysh këshillën e dhënë më herët nga presidenti Aleksandër Vuçiç.

“Prandaj, këtë herë, do ta dëgjojmë këshillën e presidentit Vuçiç dhe sot po dërgojmë mesazhin se jemi të gatshëm të marrim pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës, duke inkurajuar kështu një proces politik dhe dialog që do të çonte në përmbushjen e kushteve tona, të cilat i kemi theksuar disa herë deri më tani. Prandaj kërkojmë nga Prishtina që sa më parë të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme lokale për kryetarë dhe këshilltarë në të katër komunat në veri të Kosovës”.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç

Kujtojmë se Lista Serbe më herët kishte refuzuar të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës më 4 prill, me kushtin derisa të formohej Asociacioni i Komunave Serbe dhe të tërhiqej Policia e Kosovës dhe njësitë speciale.
/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.