Kreu i Policisë së Kosovës: Grupet kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri të vendit

Drejtori i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha ka deklaruar se grupe kriminale serbe po përgatiten për një tjetër sulm në veri të vendit. Ai u shpreh se këto grupe mund të godasin policinë e Kosovës për interesa të tyre në veri, ndërsa shtoi se efektivët janë të përgatitur për t’u përballur me çfarëdo lloj sulmi. […]

Mars 28, 2024 - 09:20
 0
Kreu i Policisë së Kosovës: Grupet kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri të vendit

Drejtori i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha ka deklaruar se grupe kriminale serbe po përgatiten për një tjetër sulm në veri të vendit. Ai u shpreh se këto grupe mund të godasin policinë e Kosovës për interesa të tyre në veri, ndërsa shtoi se efektivët janë të përgatitur për t’u përballur me çfarëdo lloj sulmi.

Mund të jenë grupe të ngjashme sikurse grupi i Banjskës, ndoshta me numër më të vogël se ata, por që ata mund të jenë më të përgatitur profesionalisht, mund të jenë ekspert të fushave të caktuara që mund ta godasin policinë e Kosovës për interesat e tyre në veri të vendit. A do të ketë ndonjë invazion, agresion nga Serbia në territor të Kosovës, kjo është çështje që duhet të diskutohet në nivele tjera, mirëpo ne si polici i kemi kapacitet tona, të përgatitura profesionale për tu ballafaquar me çfarëdo sulmi të këtyre grupeve kriminale. Ndërsa për pjesë të tjera është përgjegjësi e KFOR-it, FSK-së normalisht edhe Policisë së Kosovës”, deklaroi Hoxha.

Ky i fundit u shpreh se ushtria serbe po u hap rrugë terroristëve që synojnë destabilizimin e Kosovës.

Hoxha u ndal edhe te lëvizjet e mjeteve ushtarake serbe afër kufirit me Kosovën.

Këto janë tentativa të Serbisë që të tregojë se është afër kufijve të Kosovës. Ka qenë një prezencë e ushtrisë serbe gjatë javës që shkoi. Janë informacione dhe pamje të siguruara nga institucione të sigurisë së Kosovës që punojnë rreth kufirit. Ne e kemi alarmuar KFOR-in dhe kemi qenë në kontakt me KFOR-in rreth kësaj prezence dhe po ashtu gjatë javëve të fundit ne kemi qenë në përgatitje maksimale sa i përket mundësisë së lëvizjes së depërtimit të qoftë forcave kriminale, qoftë ndonjë veprimi diverzant të ndonjë grupi të caktuar nga institucione të sigurisë së Serbisë”, tha Hoxha.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.