Kreu i SPAK, Dumani: Prokurorët janë shumë të ngarkuar me çështje nën hetim

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, ka raportuar në Këshillin e Integrimit për punën e SPAK gjatë këtij viti. Në fjalën e tij, Dumani theksoi se legjislacioni shqiptar i mundëson SPAK që të hetojë zyrtarët e lartë të përfshirë në korrupsion, si dhe të luftojë krimin e organizuar. […]

Tetor 18, 2023 - 14:20
 0
Kreu i SPAK, Dumani: Prokurorët janë shumë të ngarkuar me çështje nën hetim

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, ka raportuar në Këshillin e Integrimit për punën e SPAK gjatë këtij viti.

Në fjalën e tij, Dumani theksoi se legjislacioni shqiptar i mundëson SPAK që të hetojë zyrtarët e lartë të përfshirë në korrupsion, si dhe të luftojë krimin e organizuar.

Sipas kreut të SPAK, aktualisht prokurorët e posaçëm kanë nën hetim dosje të shumta.

“Ne kemi një legjislacion të mirë që na mundëson të ushtrojmë ndjekjen penale ndaj zyrtarëve të lartë, si dhe për të luftuar krimin e orghanizuar. Një mjet tjetër që duhet ta kesh për të qenë i suksesshëm është pasja e burimeve njerëzore. Tashmë SPAK është funksional pothuajse në kapacitet ëtëe plotë. Janë 17 prokurorë të emëruar, 1 i transfetuar. KLP ka hapur garën edhe për emërimin e 3 prokurorëve të tjerë dhe shpresojmë deri në fund të vitit organika të jetë e plotë prej 20 prokurorësh. Prokurorët janë shumë të ngarkuar me çështje që kanë nën hetim apo të përfaqësimit në gjykim. BKH është në kapacitet të plotë. Jemi në proces të rekrutimit të shërbimeve të policisë gjyqësore pranë BKH. Shpresojmë edhe në këtë drejtim të bëjmë hapa para. Një e re për këtë 9-mujor është krijimi i sektorit të hetimit financiar dhe emërimi i 12 hetuesve financiarë. Detyra kryesore e tyre janë mirëfilli të një oficeri të policisë gjyqësore”, tha ndër të tjera drejtuesi i SPAK Altin Dumani.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.