Krimi është në shesh, pse hedhin lule në Bunë?
Nga Frrok Çupi Gruaja, një mesogrua, u veçua nga turma, mori fëmijën rrëmbimthi dhe u ndal prapa njërës pemë aty. Dukej vetëm hija e lëvizjes së duarve nga çanta e saj në një çantë të dytë për fëmijën. Ngjarja ndodhi sot nga mesdita. Vendi aty rrotull nuk kishte asnjë pikë ujë, e jomë lumi Buna; […]
Nga Frrok Çupi
Gruaja, një mesogrua, u veçua nga turma, mori fëmijën rrëmbimthi dhe u ndal prapa njërës pemë aty. Dukej vetëm hija e lëvizjes së duarve nga çanta e saj në një çantë të dytë për fëmijën. Ngjarja ndodhi sot nga mesdita. Vendi aty rrotull nuk kishte asnjë pikë ujë, e jomë lumi Buna; ishte para selisë së Bashkisë së Tiranës.
Pas pak fëmija me çantë ‘me domate për familjen’ u afrua te një deputet, i dha diçka të rëndë dhe u nis prapë për te shkurrja dekorative. Deputeti e hodhi molotovin në drejtim të policëve ku njëri prej tyre mbeti pa frymë; dhe e kru punën.
Pastaj radha tjetër: Nga shkurret e nënave, te fëmijët dhe më në fund te politikanët që hedhin bomba e vrasin policë. Janë të njëjtët që kanë vrarë qysh prej fillimit.
Linja e furnizimit të vdekjes u kualifikua sot nga Policia, gjatë revolucionit të dy partive të zhytura në krime prej tre dekadash: Rithemelim dhe Liri. Mjetet e luftës për vdekjen e tjetrit i mbartin gratë nëpër sytjena ku u jepet gji fëmijëve, ua ngarkojnë bombat fëmijëve nëpër çanta, i shtyjnë fëmijët drejt zjarrit dhe drejt kriminelit, dhe ky i fundit bën ‘shtytjen e viktimës’.
Sa shumë fëmijë e nëna mbyten në këtë ‘revolucion’ nuk do të mund imagjinoheshin as në Danub e në Dnjepër. Nënat që mbartin armën e krimit për vete e shkatërrojnë shpirtin dhe ‘qumështin’; fëmijët që bëjnë krimin e parë nuk do të mund dalin kurrë mbi sipërfaqe; dhe politikanët që do të përhapen arave për të helmuar popullin ku i përkasin.
Të gjithë në krim.
Po lulet ku janë këtu?
… Natën e 28 Marsit 1997, në një kthinë të vogël si dhomë hoteli në Skelë të Vlorës, një ekran i vogël televizori nuk më kishte lënë të flija deri pas mesnate, me siguri me ndjesinë se një lajm i kobshëm pritej. Një anije shqiptare e nisur atë mbasdite për në Brindizi, u mbyt në thellësinë 823 metra. Në bordin e saj ndodheshin 145 njerëz që tentonin t’i iknin luftës me armë që qeveria kishte nisur kundër popullit. 81 prej tyre humbën jetën, 23 nuk u gjetën kurrë më. Shumica ishin fëmijë dhe nëna.
Gjithë vitet, qysh ato ditë kur qeveria sulmonte me armë popullin e vet, asnjëherë nuk pushuan lulet në portin e Vlorës. Sidomos nënat e mbetura në breg të veshura në të zeza.
Por po kështu, asnjëherë shteti që bëri krimin, nuk i ndaloi kurrë lulet në det. Çfarë ndodh kështu?
Tragjedia e Shkodrës, ku një nënë u hodh në Bunë bashkë me tre fëmijët e saj të mitur, shton vetëm një dhimbje të madhe në shpirtin njerëzor; por nuk sjell gjë të re në hartën e krimit. Që nga viti 1993 është plotësuar gjithë skena e krimit kundër njeriut: Është sulmuar nga uji, nga toka dhe nga ajri. Nuk ka pushtet më mizor në botë se pushteti i mbetjeve të Rithemelimit. Në mars 1997, dy pilotë, Ardian Elezi dhe Agron Dajçi u urdhëruan nga presidenti Berisha që të ngriheshin në qiell të armatosur dhe të sulmonin popullin e Vlorës në urën e Mifolit. Asnjëri nga pilotët nuk e zbatoi urdhrin; u arratisën qiejve, por nuk bombarduan. Mifoli mbeti simboli i mizorisë së asaj qeverie. Qëllimi i sulmit ishte të këputeshin lidhjet, të shembeshin urat, të mbytej kush të ishte, të vriteshin ata që ndodheshin në tokë dhe të mos mbetej dëshmi në qiell.
Gjithë harta e krimit është plotësuar që atëherë: Qiell, tokë, ujë!.
Janë vrarë mbi 3000 vetë, më shumë se sa në Kullat Binjake të Nju Jorkut. Nëna dhe fëmijë kanë mbetur duke kërkuar varret e vëllezërve dhe fëmijëve në Gërdec, në Bulevard dhe në Kune. Deri te sheshi në mes të Tiranës ku nëna furnizon me armë fëmijën, fëmija furnizon politikanin dhe politikani u kthehet nënës e fëmijës.
Mes gjithë asaj barbarie, gjëja e përbashkët mbeten lulet. Sikur kaq shumë lule të ishin mbledhur në ‘Rrugën e shpresës’, Sali Berisha, më i përgjakshmi i vendit do të mund të zbriste lehtësisht për te militantët, pa shkallë. Të tjerat nuk kanë lidhje imagjinare. Vjedhja dhe dhuna mbi njeriun e ka helmuar tokën dhe ajrin; ky model e ky frymëzim e çon edhe sot njeriun për në tragjedi.
What's Your Reaction?