“Krimi, në çdo hallkë të qeverisë”, Berisha: Ose të reagojmë, ose të vrasim veten!

Sali Berisha hodhi akuza të forta kundrejt qeverisë duke thënë se është e lidhur ngushtë me krimin. Në tryezën e debatit të quajtur “Pushteti i Krimit”, Berisha tha se bandat kriminale janë tashmë në çdo hallkë të qeverisë, që nga ligjet në parlament, te fitimi i tenderave, apo eliminimin e kundërshtarëve. “Krimi është i aftë […]

Gusht 23, 2023 - 12:44
 0
“Krimi, në çdo hallkë të qeverisë”, Berisha: Ose të reagojmë, ose të vrasim veten!

Sali Berisha hodhi akuza të forta kundrejt qeverisë duke thënë se është e lidhur ngushtë me krimin. Në tryezën e debatit të quajtur “Pushteti i Krimit”, Berisha tha se bandat kriminale janë tashmë në çdo hallkë të qeverisë, që nga ligjet në parlament, te fitimi i tenderave, apo eliminimin e kundërshtarëve.

“Krimi është i aftë të kaloj në parlament çdo ligj, të marrë në qeveri çdo vendim, të përcaktojë çdo tender, të përcaktojë çdo emërim, të nxjerr çdo leje dhe licencë, të eleminojë çdo kundërshtarë. Sot shqiptarët, si kurrë në historinë e tyre, që kur është themeluar shtetit, është e tëra në duart e krimit”, tha Berisha.

Në këto kushte, ai ka pasur një thirrje për opozitën. Për Berishën, në rast se opozita nuk reagon, atëherë është drejt vetëvrasjes.

“Opozita duhet të reagojë, është vetëvrasje. Jemi një shtet ku vota kthehet në krim dhe krimi në votë”, përfundoi ai.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.