Kriminelët vijojnë jetën të lirë në Dubai/ Ulsi Manja dorëzon 3 draft marrëveshje në Ministrinë e Jashtme për eksradimet nga Emiratet e Bashkara

Ministria e Drejtësisë dorëzon 3 draft marrëveshje Ministrisë së Jashtme për t’ia përcjellë Emirateve të Bashkuara Arabe që lidhen me ekstradimet. Qëllimi i

Shtator 21, 2023 - 12:15
 0
Kriminelët vijojnë jetën të lirë në Dubai/ Ulsi Manja dorëzon 3 draft marrëveshje në Ministrinë e Jashtme për eksradimet nga Emiratet e Bashkara

Ministria e Drejtësisë dorëzon 3 draft marrëveshje Ministrisë së Jashtme për t’ia përcjellë Emirateve të Bashkuara Arabe që lidhen me ekstradimet. Qëllimi i tyre është ekstradimi i të dënuarve dhe personave në kërkim që strehohen në këtë shtet, me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje.

 

Gjithashtu në draft parashikohen edhe bashkëpunime në fusha të tjera penale. Nga ana tjetër burimet janë të rezervuara për të dhënë detaje rreth emrave konkret për të cilët kërkohen ekstradimet për llogari të drejtësisë shqiptare.

 

Pas kësaj faze, pritet edhe një qëndrim nga Emiratet e Bashkuara Arabe lidhur me kërkesën e bërë nga Shqipëria. Kujtojmë se disa ditë më parë, Shqipëria u vizitua nga zyrtarë të nivelit të lartë të qeverisë së Emirateve, ku është diskutuar lidhur me fushat e bashkëpunimit që mund të krijohen.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.