Kris Jenner flet para vajzave për tradhtinë ndaj babait të tyre: Pendimi më i madh!

Familja Kardashian është përballur me situatat e tradhtisë dhe këtu nuk bën përjashtim as kryefamiljarja e saj. Në episodin e 26 tetorit të “The Kardashians”, Kris Jenner foli për tradhtinë e saj ndaj bashkëshortit Robert Kardashian, babai i Kourtney, Kim, Khloé, dhe Rob dhe e cilësoi “pendimin më të madh” të jetës. Biseda e nisur […]

Tetor 26, 2023 - 11:30
 0
Kris Jenner flet para vajzave për tradhtinë ndaj babait të tyre: Pendimi më i madh!

Familja Kardashian është përballur me situatat e tradhtisë dhe këtu nuk bën përjashtim as kryefamiljarja e saj. Në episodin e 26 tetorit të “The Kardashians”, Kris Jenner foli për tradhtinë e saj ndaj bashkëshortit Robert Kardashian, babai i Kourtney, Kim, Khloé, dhe Rob dhe e cilësoi “pendimin më të madh” të jetës.

Biseda e nisur nga episodi i shkuar kur Khloé po diskutonte ndarjen nga ish-i i saj, Tristan Thompson për shkak të skandaleve të tradhtisë, e pyet të ëmën për çfarë mendonte kur tradhtoi babain e saj në vitet ’80.

Jenner tha se vendimi i saj lidhet me të  qenurit “shumë e re dhe budallaqe”pasi ishte vetëm 22 vjeçe kur u martua me Robert, i cili ndërroi jetë në vitin 2003. Ajo u shpreh se “nuk i kupton pasojat e veprimeve të tua” kur je në një marrëdhënie serioze në atë moshë.

Megjithatë, ajo nuk mund ta saktësojë arsyen e saktë pse ndiente nevojën për të vepruar në këtë mënyrë në martesën e saj. “Nuk e di sepse ai ishte baba dhe bashkëshort i mrekullueshëm. Mendoj se u gjenda në një situatë ku mendoja se bari ishte më i gjelbër diku tjetër dhe bëra një gabim të madh. Ky është pendimi im më i madh në jetë”.

Jenner vijon me një rrëfim për marrëdhënien e tyre pas divorcit që u shndërrua në një miqësi të mirë, diçka që e bëri të pendohej për mënyrën si përfundoi martesa e tyre. Megjithëse pendohet për tradhtinë, Kris i thotë vajzës së saj se nëse nuk do divorcohej prej tij, nuk do kishte njohur Caitlyn Jenner dhe të lindte dy vajzat e vogla.

“E di, s’jam krenare për mënyrën si jam sjellë gjatë asaj kohe. Por e di çfarë? Çdo gjë ndodh për një arsye. Unë jetoj duke menduar se Zoti ka një plan dhe pa atë që ndodhi, Kendall dhe Kylie nuk do kishin lindur”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.