Krisje mes çiftit? Kiara Tito heq nga dora unazën e martesës me Luizin

Moderatorja Kiara Tito, ka hequr nga gishti unazën e saj të martesës, duke bërë që fansat të mendonin se mes saj dhe Luiz Ejllit, marrëdhënia nuk është më si më parë. Kiara, e cila është në pritje të një vajze, po shijon ditët më të bukura të shtatzanisë, por bashkë me të vijnë edhe një […]

Janar 31, 2024 - 16:23
 0
Krisje mes çiftit? Kiara Tito heq nga dora unazën e martesës me Luizin

Moderatorja Kiara Tito, ka hequr nga gishti unazën e saj të martesës, duke bërë që fansat të mendonin se mes saj dhe Luiz Ejllit, marrëdhënia nuk është më si më parë.

Kiara, e cila është në pritje të një vajze, po shijon ditët më të bukura të shtatzanisë, por bashkë me të vijnë edhe një sërë problemesh, si enjtja e gishtave.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto, duke treguar se ka hequr unazën nga dora, ku ka shkruar: “Unaza nuk më bën më, se më janë enjtur gishtat, kështu që mos filloni me drama!”.

Moderatorja gjithashtu ka vënë hashtagun #25weeks, ku na tregon se është 25-javëshe.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.