Krisje në marrëdhëniet SHBA-Izrael, Biden dhe Netanyahu qëndrime të ndryshme për Gazën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli vazhdojnë të kenë ndasi të mëdha në qëndrime sa i takon një objektivi të mundshëm politik

Janar 20, 2024 - 12:29
 0
Krisje në marrëdhëniet SHBA-Izrael, Biden dhe Netanyahu qëndrime të ndryshme për Gazën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli vazhdojnë të kenë ndasi të mëdha në qëndrime sa i takon një objektivi të mundshëm politik për Gazën një ditë pas luftës.

Kështu deklaroi të premten zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

Presidenti Joe Biden dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu diskutuan për këtë çështje gjatë një bisede telefonike, së bashku me përpjekjet për të siguruar lirimin e të gjitha pengjeve nga Hamasi, si dhe për ndryshimin e strategjisë së Izraelit drejt operacioneve më specifike ushtarake.

Benjamin Netanjahu e ka përjashtuar kategorikisht krijimin e një shteti të pavarur palestinez e megjthatë presidenti Joe Biden këmbënguli në qëndrimin e tij. Duke folur për media ai tha se janë disa lloje zgjidhjesh me dy shtete dhe se Netanjahu mund të jetë i hapur për njërën nga ato.

Ndërkohë pas diskutimeve të dy liderëve Izraeli ka ashpërsuar sulmet në jug të rripit të Gazës. Në pikën më jugore në afërsi të kufirit me Egjiptin Rafah, ushtria izraelite ka lëshuar nga qielli edhe fletëpalosje me fotografi të pengjeve që mbahen ende nga Hamasi.

Ushtria iu ka bërë thirrje banorëve të Gazës të ndajnë çdo informacion që mund të kenë mbi pengjet./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.