Krist Aliaj flet për lidhjen e re: Jemi në distancë, por kur ka themele të forta…

Pak kohë më parë, Kristi Aliaj Dragot, na prezantoi me të dashurën në ekspozitën e tij më të re, “Overlords”. I ftuar këtë të premte në emisionin “Rudina”, Kristi ka folur më tepër rreth lidhjes së tij të dashurisë. Artisti u shpreh se për momentin ata janë në një marrëdhënie në distancë, pasi e dashura […]

Dhjetor 15, 2023 - 20:56
 0
Krist Aliaj flet për lidhjen e re: Jemi në distancë, por kur ka themele të forta…

Pak kohë më parë, Kristi Aliaj Dragot, na prezantoi me të dashurën në ekspozitën e tij më të re, “Overlords”.

I ftuar këtë të premte në emisionin “Rudina”, Kristi ka folur më tepër rreth lidhjes së tij të dashurisë.

Artisti u shpreh se për momentin ata janë në një marrëdhënie në distancë, pasi e dashura studion në Londër, kurse ai vetë ndodhet në Tiranë.

Por kjo gjë nuk e tremb Kristin, pasi për të, kur një lidhje është me themele të forta, ajo mbijeton.

Rudina Magjistari: Unë ju bëj shumë urime të dyve.

Kristi Aliaj Dragot: Shumë faleminderit!

Rudina Magjistari: Merret me art edhe ajo? Ka lidhje me artin?

Kristi Aliaj Dragot: Ajo është e botës së artit, po. Ajo është më shumë nga ana kuratoriale, ka qejf të shkruajë tekste. Ka qejf të mendojë, të kritikojë, të bëjë artin. Domethënë, është ana tjetër e medaljes.

Rudina Magjistari: Sa kohë u bëtë që jeni bashkë?

Kristi Aliaj Dragot: Ne tani kemi që në korrik. U bë pak, ka kaluar shumë shpejt. Ajo vera njëherë, ishte kështu, e frikshme, e shpejtë. Edhe jemi në “long distance” (marrëdhënie në distancë), jetojmë në dy qytete të ndryshme.

Rudina Magjistari: Pse, është ajo që nuk jeton në Tiranë?

Kristi Aliaj Dragot: Jeton në Londër. Jeton dhe studion në Londër. Se unë jam Kristi i Tiranës.

Rudina Magjistari: Për momentin po, je i vendosur këtu.

Kristi Aliaj Dragot: Për momentin po, edhe…

Robert Aliaj Dragot: Shkon ky, vjen ajo, shkon ky, derisa të…

Rudina Magjistari: Kështu që do të jetë një lidhje në distancë për disa kohë.

Kristi Aliaj Dragot: Po, kur është lidhje me fondament të fortë edhe mbijeton.

Rudina Magjistari: Më dukesh shumë i bindur në këtë lidhje. Më duket sikur e ke gjetur njeriun tënd.

Kristi Aliaj Dragot: Jam shumë i bindur. Shiko, nuk është edhe gjetje, është edhe… ti e krijon njeriun tënd. E krijon me mundim, me biseda shumë intime, të thella. Kështu që ne po krijojmë njeriun e duhur.

Rudina Magjistari: Po krijoni njëri-tjetrin?

Kristi Aliaj Dragot: Absolutisht, po!

Rudina Magjistari: Unë uroj që t’ju shkojë sa më mbarë dhe të jetë gjithmonë plot me dashuri.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.