Kriza në Lindjen e Mesme, ministrat e Jashtëm të BE mblidhen me urgjencë

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të mbajnë një takim urgjent të martën, në sfondin e krizës në Lindjen e Mesme pas

Prill 15, 2024 - 11:10
 0
Kriza në Lindjen e Mesme, ministrat e Jashtëm të BE mblidhen me urgjencë

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të mbajnë një takim urgjent të martën, në sfondin e krizës në Lindjen e Mesme pas hakmarrjes së Iranit kundër Izraelit.

“Qëllimi ynë është të kontribuojmë në de-përshkallëzimin e situatës dhe sigurinë e rajonit”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së në një postim në X (ish-Twitter).

Në një postim tjetër në X, Borrell dënoi me forcë sulmin e papranueshëm të nisur nga Irani kundër Izraelit.

“Është një përshkallëzim i paprecedentë dhe një kërcënim serioz për sigurinë rajonale”, shtoi ai.

Duhet theksuar se ky është sulmi i parë direkt i kryer nga Irani ndaj Izraelit. Një sulm i kryer si hakmarrje për vrasjen e oficerëve të lartë iranianë në Siri në një sulm ajror izraelit në prill. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.