Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla paraqitet në SPAK: Ja akuzat ndaj tij

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai është parë duke dalë nga Prokuroria nën shoqërinë e avokatit të tij pasi është marrë në pyetje. Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla është marrë i pandehur nga SPAK nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet […]

Tetor 19, 2023 - 16:30
 0
Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla paraqitet në SPAK: Ja akuzat ndaj tij

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ai është parë duke dalë nga Prokuroria nën shoqërinë e avokatit të tij pasi është marrë në pyetje.

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla është marrë i pandehur nga SPAK nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022.

Bëhet fjalë për një përgjim sipas të cilit pretendohet se Memolla paguante faturat e energjisë elektrike të qytetarëve të Rrogozhinës në këmbim të votave.

Regjistrimi i bisedës telefonike raportohet se është bërë në prag të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit 2022. Për këtë akuzë, Memolla po hetohet nga prokurori Edvin Kondili.

Mësohet se Memolla eshte pyetur në lidhje me një hetim të nisur, për një tender të hapur nga bashkia, për pastrimi ne qytetit, pasi dyshoeht se ka abuzime. Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e dokumenteve mbi procedurën e ndjekur për tenderat dhe për dëmshpërblimet.

Kujtojmë se Memolla është paraqitur edhe në muajin prill në SPAK, ku u pyet në lidhje me akuzat për punësime fiktive në bashkinë e Rrogozhinës. Në atë kohë, ai u akuzua se kishte punësuar persona që ndodheshin jashtë shtetit, por që merrin pagën sikur punonin në vendin tonë. Po ashtu, në vitin 2021 ai është dhunuar nga persona të paidenfikuar pasi u regjistrua një incident gjatë numërimit të votave.

Nën hetim nga SPAK mësohet se është edhe kryetari i Bashkisë së Kamzës Rakip Suli, që po ashtu dyshohet se ka abuzuar me tenderat. Disa kryebashkiakë dhe ish-kryebashkiakë përfunduan të pandehur gjatë këtij viti sidomos për tenderat, si të denoncuar jo vetëm nga KLSH-ja por edhe të referuar nga prokuroritë e zakonshme që ja përcollën kompetencën SPAK./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.