Kryediplomatët e Kinës dhe SHBA-së takohen në Mynih

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi bëri thirrje të premten për një zhvillim të shëndoshë, të qëndrueshëm dhe mbështetës të marrëdhënieve Kinë-ShBA. Wang i bëri komentet gjatë një takimi me Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih. Gjatë takimit kryediplomatët shkëmbyen diskutime të sinqerta, thelbësore dhe konstruktive. Bashkëbiseduesit […]

Shkurt 17, 2024 - 10:08
 0
Kryediplomatët e Kinës dhe SHBA-së takohen në Mynih

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi bëri thirrje të premten për një zhvillim të shëndoshë, të qëndrueshëm dhe mbështetës të marrëdhënieve Kinë-ShBA.
Wang i bëri komentet gjatë një takimi me Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Gjatë takimit kryediplomatët shkëmbyen diskutime të sinqerta, thelbësore dhe konstruktive.

Bashkëbiseduesit ndanë mendime për realizimin e shkëmbimeve njerëzore dhe për lehtësimin e shkëmbimeve të personelit, shkruan CMG
Duke folur mirë për punën e grupit të punës së Bashkëpunimit Antidrogë Kinë-ShBA, të dy diplomatët shprehën besimin se takimi i ardhshëm i nivelit të lartë ndërmjet departamenteve ligjzbatuese të të dy vendeve do të arrijë rezultate pozitive.

Përveç kësaj, ata ranë dakord të vazhdojnë të promovojnë dialogun dhe konsultimet për politikën e jashtme, çështjet e Azi-Paqësorit, ato detare dhe inteligjencën artificiale si dhe të mbajnë komunikimin midis dy ushtrive.

Të dy krerët e diplomacisë shkëmbyen gjithashtu pikëpamje mbi krizën ukrainase, konfliktin Palestinë-Izrael, Gadishullin Korean dhe çështje të tjera të nxehta rajonale, duke rënë dakord të mbajnë kontakte midis të dërguarve specialë të të dy palëve për çështjet e Gadishullit .

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.