Kryediplomatja e Holandës: Tejet e shqetësuar për zhvillimet në veri të Kosovës

Ministrja e Jashtme e Holandës, Hanke Bruins Slot, ka reaguar pas ngjarjeve të sotme në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe tre të tjerë janë të lënduar. Ajo tha se është “tejet e shqetësuar”, derisa ka shpërndarë deklaratën e kryediplomatit të BE-së, Josep Borrell. “Tejet e shqetësuar për zhvillimet në […]

Shtator 24, 2023 - 19:40
 0
Kryediplomatja e Holandës: Tejet e shqetësuar për zhvillimet në veri të Kosovës

Ministrja e Jashtme e Holandës, Hanke Bruins Slot, ka reaguar pas ngjarjeve të sotme në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe tre të tjerë janë të lënduar.

“Tejet e shqetësuar për zhvillimet në veri të Kosovës. BE-ja dhe shtetet e saj anëtare kërkojnë vazhdimisht të gjithë aktorët të punojnë për të de-përshkallëzuar situatën”, ka shkruar ajo.

BE ka kërkuar të mbahen përgjegjës autorët e këtij sulmi ndaj Policisë së Kosovës.“BE-ja dënon në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e tmerrshëm kundër policëve të Kosovës në Banjska/Banjskë në veri të Kosovës. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.