Kryeministri i Francës emëron ish të dashurin e tij si ministër të Jashtëm

Kreu i partisë së presidentit Emmanuel Macron, Stéphane Cezournet, është emëruar sot Ministër i Evropës dhe Punëve të Jashtme në qeverinë e re të Francës, “timonin” e së cilës e mori dy ditë më parë Gabriel Atal. Bashkëpunëtori shumë i ngushtë i Macron, i cili ka qenë këshilltar i Presidentit dhe eurodeputet, do të zëvendësojë […]

Janar 11, 2024 - 22:06
 0
Kryeministri i Francës emëron ish të dashurin e tij si ministër të Jashtëm

Kreu i partisë së presidentit Emmanuel Macron, Stéphane Cezournet, është emëruar sot Ministër i Evropës dhe Punëve të Jashtme në qeverinë e re të Francës, “timonin” e së cilës e mori dy ditë më parë Gabriel Atal.

Bashkëpunëtori shumë i ngushtë i Macron, i cili ka qenë këshilltar i Presidentit dhe eurodeputet, do të zëvendësojë Catherine Colonna në kabinetin e ri.

Ajo çka përbën lajm në këtë emërim, është se Cezjournay ka qenë partneri zyrtar i Attal, i cili është edhe i pari homoseksual që drejton qeverinë franceze.

Por, siç raporton gazeta Politico, ata janë ndarë pasi bashkëjetuan për një kohë së bashku.

Sakaq, surpriza më e madhe në qeverinë e riformatuar vjen nga një figurë e së djathtës pariziene, politikania konservatore Rashida Dati. Ish-ministrja e drejtësisë në qeverinë e Nicolas Sarkozy dhe një aleate e ngushtë e ish-presidentit, është emëruar ministre e Kulturës.

Bruno Lemaire merr drejtimin e ministrisë së financave, ndërsa Gérard Darmanin në ministrinë e brendshme, Eric Dupont-Moretti në ministrinë e drejtësisë dhe Sébastien Lecorny në ministrinë e forcave të armatosura mbeten në qeveri.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.