Kryeministri i Izraelit: Shtëpia e liderit të Hamasit është rrethuar nga trupat tona, do ta kapim shpejt

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se forcat izraelite po rrethojnë shtëpinë e liderit të lartë të Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar. Sipas mediave të huaja, kryeministri i Izraelit ka thënë: “Dje thashë se forcat tona mund të arrijnë kudo në Rripin e Gazës. Sot ata po rrethojnë shtëpinë e Sinwar”. “Shtëpia e tij mund […]

Dhjetor 6, 2023 - 19:59
 0
Kryeministri i Izraelit: Shtëpia e liderit të Hamasit është rrethuar nga trupat tona, do ta kapim shpejt

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se forcat izraelite po rrethojnë shtëpinë e liderit të lartë të Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar.

Sipas mediave të huaja, kryeministri i Izraelit ka thënë: “Dje thashë se forcat tona mund të arrijnë kudo në Rripin e Gazës. Sot ata po rrethojnë shtëpinë e Sinwar”.

“Shtëpia e tij mund të mos jetë kështjella e tij dhe ai mund të shpëtojë, por është vetëm çështje kohe para se ta marrim atë”, tha më tej Netanyahu.

Por kush është Sinwar?

Yahya Sinëar ka udhëhequr Hamasin që nga viti 2017, pasi u bashkua me radhët e tij në fillim të viteve 1980.

Besohet se ai është arkitekti i sulmeve të 7 tetorit dhe është personi më i kërkuar i Izraelit, sipas Netanyahut.

Pseudonimet e 61-vjeçarit përfshijnë “fytyra e së keqes”, “kasapi i Khan Younis” dhe “njeriu i 12” – në lidhje me 12 informatorët e dyshuar që ai besohet të ketë vrarë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.