Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç: Nuk ka patur vjedhje as edhe të një vote, por do ketë zgjedhje te reja

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka thënë se në Beograd me gjasë do të ketë zgjedhje të reja, e jo zgjedhje të përsëritura, duke shtuar se është e sigurt se në zgjedhjet e kaluar “nuk ka patur vjedhje as edhe të një vote”, dhe pranoi se kurrë nuk do të mbështesë një hetim ndërkombëtar për […]

Shkurt 25, 2024 - 17:10
 0
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç: Nuk ka patur vjedhje as edhe të një vote, por do ketë zgjedhje te reja

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka thënë se në Beograd me gjasë do të ketë zgjedhje të reja, e jo zgjedhje të përsëritura, duke shtuar se është e sigurt se në zgjedhjet e kaluar “nuk ka patur vjedhje as edhe të një vote”, dhe pranoi se kurrë nuk do të mbështesë një hetim ndërkombëtar për zgjedhjet e 17 dhjetorit.

“Edhe pse rezultatet e matjes se opinionit publik tregojnë se rezultat e zgjedhjeve të reja do të ishin pothuajse identike me ato të dhjetorit, personalisht konsideroj se lista e “Aleksandër Vuçiçit – Serbia nuk guxon të ndalet”, do të arrinte një fitore bindëse, dhe se pa ndihmën e askujt do të mund të formonte qeverinë”, ka thënë Brnabiç gjatë një interviste dhënë për mediat serbe.

Një pjesë e opozitës në Serbi akuzon qeverinë për vjedhje në zgjedhje, që SNS-ja i mohon kategorikisht këto pretendime.

Ajo ritheksoi opinionin që sipas saj do të ishte zgjidhja më e mirë e krizës në Beograd – “pra formimi i qeverisë së re sepse në të kundërt do të humben pa nevojë të paktën gjashtë muaj”.

“Koha është e çmuar dhe nuk kemi luksin ta humbim, në veçanti kur dihet se në zgjedhjet e reja rezultatet do të jenë pothuajse identike me ato të dhjetorit të kaluar”, tha Brnabiç.

Ajo tha se zgjedhjet e dhjetorit ishin legjitime duke pretenduar se në Beograd kishte kontrolle të rrepta “sa që miza nuk ka mundur të fluturojë, e lëre më të ketë vjedhje votash”.

Pothuajse të gjitha vendet e Bashkimit Evropian kanë akuzuar Serbinë për parregullsi të mëdha në zgjedhjet e vitit të kaluar, duke kërkuar një ekip ndërkombëtar që do të hetonte këto parregullsi.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.