Kryen marrëdhënie me nxënësin në furgon, arrestohet drejtoresha e shkollës

Drejtoresha e një shkolle private në Las Vegas është akuzuar se ka pasur një marrëdhënie intime me një nxënës. Sipas mediave të huaja, kjo gjë ka zgjatur për katër vite me radhë. 34-vjeçarja Kaitlin Glover, e cila punonte në Mountain View Christian School, tashmë përballet me akuza për sjellje të pahijshme me një fëmijë. Gjithashtu […]

Gusht 9, 2023 - 14:40
 0
Kryen marrëdhënie me nxënësin në furgon, arrestohet drejtoresha e shkollës

Drejtoresha e një shkolle private në Las Vegas është akuzuar se ka pasur një marrëdhënie intime me një nxënës. Sipas mediave të huaja, kjo gjë ka zgjatur për katër vite me radhë.

34-vjeçarja Kaitlin Glover, e cila punonte në Mountain View Christian School, tashmë përballet me akuza për sjellje të pahijshme me një fëmijë. Gjithashtu akuzohet se si punonjëse e shkollës me një pozicion autoriteti, u përfshi në kontakt seksual me një nxënës rreth 16 vjeç.

Ndërkohë Departamenti i Policisë në Las Vegas ka njoftuar se një student pretendon se në qershor të vitit 2022 kishte pasur kontakt seksual me mësuesen e tij, Kaitlin Glover.

Duke cituar deklaratën e adoleshentit, mediat e huaja shkruajnë se të dy kanë pasur marrëdhënie seksuale midis dhjetorit 2017 dhe shtatorit 2021. Nxënësi më pas ka theksuar se lidhja me 34-vjeçaren ka nisur nga mesazhet në rrjetet sociale.

Drejtoresha akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me nxënësin në furgonin e Glover një deri në dy herë në javë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.