“Kryqëzimet e vdekjes” në Korçë, aksi Kapshticë-Qafë Thanë burim aksidentesh të rënda

Aksi rrugor Kapshticë – Qafë Thanë për shkak të degëzimeve dhe kryqëzimeve të shumta mbetet burim aksidentesh. “Në këtë vend vetëm dy ditë

Shkurt 6, 2024 - 17:07
 0
“Kryqëzimet e vdekjes” në Korçë, aksi Kapshticë-Qafë Thanë burim aksidentesh të rënda

Aksi rrugor Kapshticë – Qafë Thanë për shkak të degëzimeve dhe kryqëzimeve të shumta mbetet burim aksidentesh.

Në këtë vend vetëm dy ditë më parë një drejtues mjeti ka humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë humbur jetën”, tha gazetari i Vizion Plus Tonin Frroku.

Segmenti nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës e deri në Pogradec ka 6 kryqëzime të rrezikshme që për policinë konsiderohen si njolla të zeza.

Ky është kryqezimi i Plasës, nje nga më të rrezikshmet në aksin Kapshticë-Qafthanë, ku ka pasur edhe humbje jete”, u shpreh gazetari Tonin Frroku.

Kryqëzimi i Leshnicës, Sovjanit, Lumalasit janë kryqëzime ku janë kryqëzuar aksidente të shumta edhe me pasojë vdekjen.

Banorët e Drithasit, Libonikut, por edhe qytetit të Maliqit thonë se janë regjistruar ngjarje me pasoja të rënda. Sipas tyre, zgjidhja e vetme mbetet ndërtimi i një nënkalimi ose mbikalimi

Disa ma thonë po ku shkon, po ai vetë ku shkon aq shpejt, të marrin para”, tha një banor.

Ky është një nga kryqëzimet më të rrezikshme, kam një orë këtu nuk kaloj dot”, u shpreh një qytetar tjetër.

Eksperti i qarkullimit rrugor Konstandin Ndoni thekson se përgjatë këtij aksi mungesa e sinjalistikës sjell aksidente ndërkohë që për kryqëzimet zgjidhja e vetme mbetet nënkalimi dhe mbikalimi, pasi ndan veçmas qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve.

Këtë aks të rrezikshëm e bën mungesa e sinjalistikës, e cila duke pas shumë kthesa, shumë kryqëzime, natyrisht që sinjalistika nuk i përgjigjet trafikut”, tha eksperti i qarkullimit rrugor Konstandin Ndoni.

Rruga nacionale Kapshticë – Qafë Thanë ka më shumë se 300 degëzime dhe 6 kryqëzime të rrezikshme./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.