KS i OKB/ Osmani i përgjigjet Vuçiç në seancë: Pretendimet për spastrim etnik të serbëve në Kosovë, false dhe të pabaza!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar në sallën e Këshillit të Sigurimit të OKB se Serbia duhet të jetë përgjegjëse për krimet e kryera gjatë luftës. Ajo u shpreh se Kosova është një avokate e vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut, ndërsa iu përgjigj edhe pretendimeve të presidentit serb Vuçiç. Osmani nënvizoi se […]

Prill 22, 2024 - 18:05
 0
KS i OKB/ Osmani i përgjigjet Vuçiç në seancë: Pretendimet për spastrim etnik të serbëve në Kosovë, false dhe të pabaza!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar në sallën e Këshillit të Sigurimit të OKB se Serbia duhet të jetë përgjegjëse për krimet e kryera gjatë luftës.

Ajo u shpreh se Kosova është një avokate e vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut, ndërsa iu përgjigj edhe pretendimeve të presidentit serb Vuçiç.

Osmani nënvizoi se pretendimet serbe për spastrim etnik dhe persekutim të serbëve të Kosovës janë të pavërteta, të pabaza dhe të frymëzuara politikisht nga Beogradi.

“Ndërhyrja e NATO-s së bashku me dëshirën e njerëzve për liri solli një kthesë historike në historinë jo vetëm tonën, por të njerëzimit. Ajo ndërhyrje ishte për të mbrojtur shenjtërinë e jetës njerëzore. Nënvizoi se kur një prej nesh kërcënohet nga tirania është një kërcënim për të gjithë.

25 vite më vonë, Kosova shkëlqen si një sukses dhe avokate e vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut. Ne jemi vendi me pro BE dhe SHBA në rajon. E kuptojmë se të ulemi në një tryezë me aleatët tanë do të thotë të përfshiheni në vendosjen e paqes në rajonin tonë.

Kosova është kthyer në një partner ndërkombëtar të vlefshëm dhe nuk jemi vetëm një palë marrëse, por kemi mundur të japim kontributin tonë për të mirën. Kjo është Kosova për të cilën punojmë çdo ditë.

Më lejoni ta sqaroj, pretendimet e Serbisë për spastrim etnik dhe persekutim të serbëve në Kosovë janë false, të pabazuara dhe me baza politike. Institucionet e Kosovës jo vetëm mbrojnë të drejtat  e komunitetit serb të Kosovës, por promovojnë një shoqëri gjithëpërfshirëse ku të gjithë mund të përfshihen. Rreth 500 mijë serbë janë larguar nga Serbia në vitet e fundit sipas Eurostat gjatë regjimit të Vuçiç, kjo duhet të shfaqë se nga kush po largohen serbët në të vërtetë”, u shpreh Osmani.

Para Osmanit, ne fjalen e tij ne seancen e KS te OK, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka vazhduar me propagandën e tij në Këshillin e Sigurimit, teksa ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po i diskriminon serbët në Kosovë.

Ai tha se 11 vjet që nga Marrëveshja e Brukselit, Asociacioni ende nuk është themeluar nga Kosova.

11 vjet më vonë, megjithëse serbët i kanë përmbushur të gjitha detyrimet e vështira sipas asaj marrëveshjeje, Asociacioni i Komunave Serbe nuk është as në dukje”, tha Vuçiç.

Ai ka deklaruar se serbëve po iu mohohen të drejtat nga Kurti për një agjendë “drejt Shqipërisë së Madhe”.

Kurti mbeti i përkushtuar ndaj “Shqipërisë së Madhe”. Në vend që të sanksionohet, regjimi i Kurtit shpërblehet vazhdimisht”, tha Vuçiç.

Vuçiçi thotë se në vend që të dënohet Kurti për këto vendime ai po shpërblehet nga ndërkombëtarët./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.