Kthehet mes tifozëve Ballist Morina, e rrethojnë për foto në “Air Albania”

Disa vite më parë e përjashtuan nga stadiumet kur luante kombëtarja shqiptare e futbollit. Por Ismail “Ballist” Morina është kthyer përsëri mes tifozëve që e kanë kthyer në një idhull të tyre për atë që bëri në natën e famshme të Beogradit në vitin 2014. Tifozi më i famshëm i kombëtares shqiptare, i cili fluturoi […] The post Kthehet mes tifozëve Ballist Morina, e rrethojnë për foto në “Air Albania” first appeared on JavaNews.al.

Tetor 12, 2023 - 21:40
 0
Kthehet mes tifozëve Ballist Morina, e rrethojnë për foto në “Air Albania”

Disa vite më parë e përjashtuan nga stadiumet kur luante kombëtarja shqiptare e futbollit. Por Ismail “Ballist” Morina është kthyer përsëri mes tifozëve që e kanë kthyer në një idhull të tyre për atë që bëri në natën e famshme të Beogradit në vitin 2014.

Tifozi më i famshëm i kombëtares shqiptare, i cili fluturoi dronin  me flamurin ”Autochthonous” në Beograd, është sot i pranishëm në tribunën e “Air Albania” ku menjëherë është rrethuar nga dhjetëra tifozë të cilët kërkoni të bënin foto me të.

Që prej orës 20:40 ka nisur sfida e Kombëtares shqiptare kundër Çekisë për grupin E të Euro 2024.

Kjo ndeshje ka bërë bashkë shqiptarët të cilët kanë mbushur në kapacitet të plotë stadiumin “Air Albania”, ku rreth 600 vende janë rezervuar për tifozët kundërshtarë.

Shqipëria është lider i grupit me 10 pikë dhe një fitore ndaj çekëve do t’i afronte me kualifikimin për Kampionatin Evropian.

Në terren janë 1700 efektivë policie që po kujdesen për mbarëvajtjen e ndeshjes dhe për të shmangur incidentet me tifozët.

/a.d

The post Kthehet mes tifozëve Ballist Morina, e rrethojnë për foto në “Air Albania” first appeared on JavaNews.al.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.