“Ku ndodhet Ervin Mata?”, Hoxha: Ishte në Shqipëri me kreun e organizatës së narkotrafikut në Bolivi

“1 vit më parë, ka pasur informacion që Ervin Mata ka ardhur në Shqipëri me një person, i cili konsiderohet atje si drejtuesi i organizatës më të madhe të narkotrafikut në Bolivi”, është shprehur gazetari Artan Hoxha. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetari Hoxha deklaron se nga informacionet e tij, Ervin Mata dhe […]

Nëntor 23, 2023 - 08:40
 0
“Ku ndodhet Ervin Mata?”, Hoxha: Ishte në Shqipëri me kreun e organizatës së narkotrafikut në Bolivi

“1 vit më parë, ka pasur informacion që Ervin Mata ka ardhur në Shqipëri me një person, i cili konsiderohet atje si drejtuesi i organizatës më të madhe të narkotrafikut në Bolivi”, është shprehur gazetari Artan Hoxha.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetari Hoxha deklaron se nga informacionet e tij, Ervin Mata dhe drejtuesi i organiztarës më të madhe të narkotrafikut në Bolivi kanë udhëtuar dhe me mjet ajror në territorin shqiptar.

Blendi Fevziu: Ku ndodhet Ervin Mata tani?

Artan Hoxha: 1 vit më parë, ka pasur informacion që Ervin Mata ka ardhur në Shqipëri me një person, i cili konsiderohet atje si drejtuesi i organizatës më të madhe të narkotrafikut në Bolivi. Ka ardhur në Shqipëri bashkë me të. Ai ka qëndruar në Shqipëri dhe kanë lëvizur me sa di unë edhe me mjet ajror në territorin e Shqipërisë. Është larguar, gjatë kësaj kohe ka qëndruar më tepër jashtë.

Blendi Feviu: Kishte dyshime se ai merrej me trafik, flitej rëndomë në grupin e gazetarëve që merrej me trafik.

Artan Hoxha: Dyshime ka shumë, çështja është si të shkosh tek prova. Ekspozimi i Ervin Matës u bë pas ngjarjes në Bllok. Pas ngjarjes në Bllok, Ervin Mata ka pasur disa momente… sepse është një nga personazhet më kontraversë të narko-trafikut. Mund ta gjesh një muaj në kulm se mund të ketë lëvizur një sasi prej 1 ton-1 ton e gjysmë kokainë dhe muajin tjetër mund ta gjesh krejtësisht pa Lekë duke kërkuar para. Pra është një personazh shumë i çuditshëm, paguante çmimet e kokës për të bërë aktivitete kulturore, klipe e ku di unë për të realizuar gjëra të tilla. Ervin Mata hyn kryesisht tek pjesa e narkotrafikut, e trafikimit të sasive më të mëdha në Bashkimin Europian.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.