Kualifikueset e Euro 2024, Asani dhe Asllani në garë për golin më të bukur

Dy shqiptarë në garën për “Golin më të Bukur” të kualifikueseve drejt Euro 2024. Perlat e realizuara nga Kristjan Asllani dhe Jasir Asani janë përfshirë në listën e dhjetë kandidatëve për çmimin që do të jepet pas votimit të tifozëve. Vendimi nuk është i rastësishëm, pasi Shqipëria fitoi tre herë garën për golin më të […]

Nëntor 28, 2023 - 10:33
 0
Kualifikueset e Euro 2024, Asani dhe Asllani në garë për golin më të bukur

Dy shqiptarë në garën për “Golin më të Bukur” të kualifikueseve drejt Euro 2024. Perlat e realizuara nga Kristjan Asllani dhe Jasir Asani janë përfshirë në listën e dhjetë kandidatëve për çmimin që do të jepet pas votimit të tifozëve.

Vendimi nuk është i rastësishëm, pasi Shqipëria fitoi tre herë garën për golin më të bukur të raundit. Fillimisht me Asanin kundër Moldavisë, më pas Asllani ndaj Ishujve Faroe dhe sërish Asani në triumfin ndaj Polonisë.

Pikërisht Asllani realizoi një gol fantastik në trasfertën ku kuqezinjtë fituan 3-1 në fushën e Ishujve Faroe. Aksioni i nisur nga goditje këndi, u konkretizua me të majtën e shkëlqyer të mesfushorit 21-vjeçar, që përkëdheli traversën dhe përfundoi në rrjetë.

Ndërkohë, nga dy golat fitues të Asanit, në finale u përzgjodh rrjeta e ndeshjeve të pesta ndaj Polonisë. Shkëputje nga e djathta e sulmit të Kombëtares, inkursion në qendër dhe më pas një predhë me të majtën, përballë së cilës portieri Szczęsny nuk mund të bënte asgjë.

Mes golave finalistë të përzgjedhur nga paneli teknik i UEFA-s janë edhe dy emra të mirënjohur të arenës ndërkombëtare. Bëhet fjalë për yllin e Francez, Kylian Mbappé për një prej golave në triumfin 14-0 ndaj Gjibraltarit dhe belgu Leandro Trossard për rrjetën në fitoren 5-0 me Estoninë.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.