Kufomë aliene apo mashtrim? NASA nis hetimet për dy trupat që ekspozoi studiuesi Maussan

Ditën e djeshme lajmi i ekspozimit të trupave të dy alienëve në Meksikë mori xhiron e rrjetit. Të gjithë janë kuriozë të dinë më shumë për qeniet e mumifikuara me tre gishta dhe një kokë të zgjatur. Thuhet se këto të fundit janë 700 dhe 1800 vjeçarë. Gazetari dhe studiuesi latin Jaime Maussan pretendon se […]

Tetor 1, 2023 - 12:45
 0
Kufomë aliene apo mashtrim? NASA nis hetimet për dy trupat që ekspozoi studiuesi Maussan

Ditën e djeshme lajmi i ekspozimit të trupave të dy alienëve në Meksikë mori xhiron e rrjetit.

Të gjithë janë kuriozë të dinë më shumë për qeniet e mumifikuara me tre gishta dhe një kokë të zgjatur. Thuhet se këto të fundit janë 700 dhe 1800 vjeçarë.

Gazetari dhe studiuesi latin Jaime Maussan pretendon se këto dy kufoma i përkasin dy qenieve jashtëtokësore, dhe kjo nuk është hera e parë që ai del me teori të tilla. Në vitin 2018, Maussan publikoi një video të 5 trupave të mumifikuar duke thënë se kishin origjinë aliene.

Por kjo video mori reagime të ashpra nga studiuesit në Peru të cilët thanë se pamjet ishin false, megjithatë kjo nuk e ka ndaluar Maussan të postojë sërish në kanalin e tij në Youtube. Ai ndiqet nga 1 milion abonentë dhe seanca e fundit ku ai prezantoi dy trupat pati reagim masiv.

Teksa NASA është e angazhuar në gjetjen e të dhënave për alienët, shkencëtarët nuk e konfirmojnë ende se dy trupat e ekspozuar janë me të vërtetë kufoma të qenieve jo njerëzore.

Kreu i ekipit të pavarur të studimeve për UFO-t tek NASA, David Sperkel ka thënë se mostrat e dy kufomave do hetohen imtësisht.

Edhe pse shumë shkencëtarë apo konspiracionistë shpesh tërheqin vëmendjen tek çështja e alienëve, kjo është një temë që ende nuk është e qartë.

Në fund të Korrikut, Kongresi Amerikan mbajti një seancë dëgjimore mbi UFO-t, ku u pretendua se qeveria nuk e përdor teknologjinë më të avancuar sepse nuk do të zbulojë të vërtetën mbi to.

Është e habitshme se si një temë e tillë ka shkuar deri te Kongresi Amerikan, pasi provat janë ende shumë minimale në krahasim me teoritë konspirative.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.