‘Kukësi’/ Çupi: PD ka shansin e fundit që të tregojë veten, nëse humb sërish duhet të reformohet

Analisti Frrok Çupi thotë se PD zyrtare ka shansin që të provojë veten me zgjedhjet e pjesshme në Kukës që pritet të mbahen në shtator. Në një intervistë për gazetarin Arlind Isa ne abcnews.al, analisti theksoi se nëse humb sërish në një bashki që konsiderohet bastion demokrat, duhet të kalojë nëpër një reformim. “PD ka […]

Gusht 21, 2023 - 18:11
 0
‘Kukësi’/ Çupi: PD ka shansin e fundit që të tregojë veten, nëse humb sërish duhet të reformohet

Analisti Frrok Çupi thotë se PD zyrtare ka shansin që të provojë veten me zgjedhjet e pjesshme në Kukës që pritet të mbahen në shtator. Në një intervistë për gazetarin Arlind Isa ne abcnews.al, analisti theksoi se nëse humb sërish në një bashki që konsiderohet bastion demokrat, duhet të kalojë nëpër një reformim.

“PD ka pasur disa shanse. Ky është një shans për të provuar edhe momentin ku e gjen mazhorancën të rrëzuar përtokë, në pikën më të vështirë të qeverisë ndërhyn fati i PD-së për të provuar veten në një betejë. Në Kukës, ku pësoi një disfatë të pamerituar sepse ishte personale dhe ku kjo zonë ka qenë gjithmonë bastion i PD-së.

Nëse PD e të gjitha llojeve në këtë rast përsëri humb në Kukës, kjo është një dëshmi që duhet të mblidhet për të kaluar një reformë ose një zhvillim tjetër brenda vetes sepse do të thotë se nuk mund të fitojë as në momentet më të vështira të kundërshtarit.”, theksoi analisti Çupi./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.