Kukësi në prag zgjedhjesh, sot heshtje, nesër votohet

Qytetarët e Kukësit i drejtohen nesër kutive të votimit, në zgjedhjet e pjesshme për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri. Kjo e shtunë shënon heshtjen zgjedhore, ndërsa gjithçka është gati për rivotimin e ditës së diel. Janë në total 45 mijë 946 qytetarë me të drejtë vote, që të dielën i drejtohen kutive të votimit në […]

Shtator 23, 2023 - 09:45
 0
Kukësi në prag zgjedhjesh, sot heshtje, nesër votohet

Qytetarët e Kukësit i drejtohen nesër kutive të votimit, në zgjedhjet e pjesshme për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri. Kjo e shtunë shënon heshtjen zgjedhore, ndërsa gjithçka është gati për rivotimin e ditës së diel.

Janë në total 45 mijë 946 qytetarë me të drejtë vote, që të dielën i drejtohen kutive të votimit në 74 qendra.

Ata do të kenë vetëm një fletë votimi, ku do të jenë të renditur dy kandidatët e vetëm në garë. Numrin 1 e mban Albert Halilaj i socialistëve, ndërsa numrin 2 Emri Vata i koalicionit “Bashkë fitojmë”.

Ditën e djeshme në Kukës kanë mbërritur materialet zgjedhore që janë transportuar nga mjetet e ushtrisë të shoqëruara nga policia e shtetit dhe janë vendosur në palestrën e shkollës 9 vjeçare “Lidhja e Prizrenit”.

Kukësi shkon në zgjedhje më 24 shtator, pas video-skandalit seksual ku ish-kryebashkiaku Safet Gjici shfaqet duke kryer marrëdhënie intime me Alma K. brenda në ambientet e zyrës së bashkisë. Prej 24 qershorit 2023 ai ndodhet në paraburgimdhe akuzohet nga SPAK për “korrupsion pasiv”.

Safet Gjici akuzohet se gjatë kohës që ka qenë ish kryebashkiak i Kukësit favorizoi Alma K., duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.