Kukësi pa “busull”, Tirana e mposht 2-1 në shtëpi

Kukësi nuk di ende se cfarë është pika në kampionatin shqiptar. Verilindorët u mundën në fushën e tyre nga Tirana me rezultatin 1-2. Pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola. Në fraksionin e dytë të lojës, Tirana shtoi sulmet dhe gjeti golin në minutën e 52-të. Kukësi provoi të reagonte për të gjetur të […]

Shtator 18, 2023 - 18:32
 0
Kukësi pa “busull”, Tirana e mposht 2-1 në shtëpi

Kukësi nuk di ende se cfarë është pika në kampionatin shqiptar. Verilindorët u mundën në fushën e tyre nga Tirana me rezultatin 1-2. Pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola.

Në fraksionin e dytë të lojës, Tirana shtoi sulmet dhe gjeti golin në minutën e 52-të. Kukësi provoi të reagonte për të gjetur të paktën golin e barazimit, por nuk ja doli, madje verilidnorët pësuan edhe të dytin. Në minutën e 82-të Tirana i dha goditjen e fundit shpresave të pakta të Kukësit për të dalë me një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.

Autor i golit për bardheblutë 8 minuta nga fundi ishte Doka. Në fund Kukësi arriti të shënonte vetëm golin e nderit, pa mundur të dalë me pikë nga kjo ndeshje. Kjo ishte humbja e katërt radhazi për Kukësin në po kaq ndeshje të luajtura në kampionat. Verilindorët mbajnë vendin e fundit me 0 pikë dhe me një golavazh katastrofik, ku në 4 ndeshje kanë realizuar vetëm 3 gola dhe kanë pësuar plot 11-të.

Me këto ritme, rënia një kategori më poshtë për Kukësin mund të bëhet realitet shumë shpejt. Ndërkohë Tirana mban vendin e parë me 10 pikë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.