Kulla dhe poshtërimi që Berisha i bëri kandidatit për kryetar bashkie në Tiranë

Nga Namir Lapardhaja Siç edhe Kulla nuk mund ta fshihte dot, poshtërimin më të madh “Foltorja” ia bëri kandidatit të saj për kryetar bashkie në Tiranë. Si fillim, e përdori keq kundër grupit tjetër në PD. I mbushi mendjen se vetëm një figurë si e tij, me shkollim në SHBA, mund të ishte i duhuri […]

Gusht 10, 2023 - 11:30
 0
Kulla dhe poshtërimi që Berisha i bëri kandidatit për kryetar bashkie në Tiranë

Nga Namir Lapardhaja

Siç edhe Kulla nuk mund ta fshihte dot, poshtërimin më të madh “Foltorja” ia bëri kandidatit të saj për kryetar bashkie në Tiranë.

Si fillim, e përdori keq kundër grupit tjetër në PD. I mbushi mendjen se vetëm një figurë si e tij, me shkollim në SHBA, mund të ishte i duhuri në zëvendësimin e Berishës në krye të “Foltores”.

Dhe ai sigurisht që e hëngri. I thanë, prit ca kohë, se në shtator Doktori do tërhiqet dhe do ta japim ty PD-në.

Në shtator Berisha jo vetëm nuk u tërhoq, por pak kohë më pas e futi në garë me Flamur Nokën dhe e turpëroi. I la të kuptojë se vlen më pak se Muli.

Si për të mos mjaftuar kjo, edhe me “garancinë” e Ilir Metës, i mbushën mendjen se vetëm ai mund ta fitonte bashkinë e Tiranës, sepse shumica e oligarkëve ishin mërzitur me Ramën dhe Veliajn, rrjedhimisht do të ishin të angahzhuar fort me të.

Përhapnin lajme gjatë fushatës që po hedhin lekë të madh për humbjen e Veliajt dhe fitorja ishte, thuajse, e sigurt.

Në fakt, e vetmja gjë e sigurt, ishte tallja e tyre. I dogjën mandatin e deputetit, e kandiduan në një betejë të shitur më parë dhe vetë dolën në breg, duke bërë sehir.

Nëse një pjesë e këtyre gjërave, do të shkruheshin para historisë së “Mëhallës së Kullës”, gjithçka do dukej nga ato halucinacionet e Doktorit.

Parë nga sot, Kulla në qendër të Tiranës e ka nxjerr açik në dritë poshtërimin.

Dhe, mos harroni, kushdo që dëshiron të poshtërohet, vetëm se e meriton atë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.