“Kulla e Foltores”/ Shkëlzen Berisha reagon sërish ndaj Ramës: Këtë pazar e hëngre me nder, 20%-shi këtë herë vlen më shumë

Djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha ka reaguar sërish lidhur me kullën “Mali i Tiranës” pas Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë. Pas shkrimit të kryeministrit Edi Rama që u pa si një “dritë jeshile” për ndërtimin e kullës, Shkëlzen Berisha thotë se Rama zgjodhi “ta hajë me nder”. Ai madje shkruan se Rama […]

Gusht 11, 2023 - 16:40
 0
“Kulla e Foltores”/ Shkëlzen Berisha reagon sërish ndaj Ramës: Këtë pazar e hëngre me nder, 20%-shi këtë herë vlen më shumë

Djali i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha ka reaguar sërish lidhur me kullën “Mali i Tiranës” pas Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë.

Pas shkrimit të kryeministrit Edi Rama që u pa si një “dritë jeshile” për ndërtimin e kullës, Shkëlzen Berisha thotë se Rama zgjodhi “ta hajë me nder”. Ai madje shkruan se Rama ka 20%-shin e tij në kullë.

Kulla që do të ndërtohet në lulishten pas TOB është komentuar si një aferë e qeverisë për kapjen e opozitës.

Reagimi i Shkëlzen Berishës:

Sepse 20%-shi vlen më shumë se balta!

Ashtu siç dhe pritej vendosi ta hajë me “nder” njëlloj siç ka ngrënë me qindra pazare të tjera 20%-she ndërsa betonizonte Tiranën, gjatë gjithë karrierës së tij 30 vjeçare, për të “mirën” e vendit dhe të popullit!

Kjo për faktin e thjeshtë se, 20%-shi i radhës vlen më shumë se përbaltja e kundërshtarit! Por në këtë rast nuk e hëngri krejt vetëm por la dhe për derdimenët e tij mediatikë që vazhdojnë llomotitjet se fajin për skandalet që firmos Rama e ka …. Shkëlzeni!

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.