Kulla e gjakut

Nga Mero Baze Sali Berisha po përpiqet të ngrejë moralin e mbështetësve të tij që e kanë braktisur duke u ngujuar në zyrat e SHQUP, pas vendimit për arrestimin e tij. Po përpiqet ta kthej ndërtesën e SHQUP, në një kullë gjaku, për të negociuar fatin e tij. Zakonisht në kullën e ngujimit të gjakmarrjes, […]

Dhjetor 21, 2023 - 19:26
 0
Kulla e gjakut

Nga Mero Baze

Sali Berisha po përpiqet të ngrejë moralin e mbështetësve të tij që e kanë braktisur duke u ngujuar në zyrat e SHQUP, pas vendimit për arrestimin e tij. Po përpiqet ta kthej ndërtesën e SHQUP, në një kullë gjaku, për të negociuar fatin e tij.

Zakonisht në kullën e ngujimit të gjakmarrjes, dorëzohej  vrasësi, dhe tregonte si e kish vrarë hasmin. Dhe nëse e kish vrarë sipas rregullave thirrej dhe pala e viktimës për ti pajtuar. Por Berisha është dorëzuar si një vrasës që nuk pranon krimin. Madje as reflekton për krimet që ka bërë dhe as e rrëfen atë. Do thjesht ti ik dënimit.

Përpjekja e tij për tu mbyllur në kullën e ngujimit, në një ndërtesë që nuk I përket as atij as familjes së tij politike, me shpresë se dikush do trokas të negocioj fatin e tij, është iluzion I rremë.

Sali Berisha është dorëzuar në kullë si një vrasës I shpresës 33 vjeçare të shqiptarëve. Siç e ka dizajnuar Departamenti I Shtetit ai ka minuar shpresat e shqiptarëve për demokraci, ka shantazhuar sistemin e drejtësisë, dhe është përfshirë në korrupsion madhor bashkë me pjesëtarët e familjes së tij.

Në atë derë nuk do trokas askush, përveç policisë që do ta marrë dhe do ta çojë aty ku gjykata do të vendos që të vuaj dënimin. Nëse I thotë në shtëpi, ai mund të zgjedh një nga apartamentet që ka në 17 kullat e vajzës dhe të qëndroj aty. Deri këtu mund të shkojë toleranca, që të jetojë në një shtëpi ligjërisht e familjes së tij. Po këmbënguli të rri aty do të shkojë në qeli.

Dhe mos të humbas kohën me shpresë, që do të shkojë një I dytë të trokas për të negociuar fatin e tij.

Ai është sot udhëheqësi politik,  më I braktisur në shoqërinë shqiptare. Përsëritja e të njëjtës skenë si para zyrave të Kuvendit ashtu dhe sot para sallës së Kuvendit, me aq pak njerëz, tregon se ai është një krizë të thellë morale me vet demokratët të cilët janë të qartë se është një betejë për 17 kullat e tij dhe krimet e tjera që presin në radhë të hetohet.

Qoftë dhe për kaq Sali Berisha duhet dënuar me burg nga vet opozitarët, nga ata të cilët janë sot viktima më e madhe e egos së tij personale për pushtet dhe përdorimin e opozitës për hallin e familjes së tij.

Përpjekja e tij për tu mbyllur në Kullën e Gjakut, është një akt I ri dëshpërimi ndaj shqiptarëve, pasi armiku më I madh I tij sot nuk është as SPAK as drejtësia por populli shqiptar që e ka braktisur. Dhe ai popull nuk frikësohet nga kërcënimi I tij kanunor duke u mbyllur në Kullë si njeri në gjak.

Sali Berisha është vërtet në gjak me Shqipërinë, por Shqipëria nuk drejtohet më me kanun.
Ka ligje dhe ai do të ndëshkohet sipas ligjeve dhe jo Kanunit.

Më lehtë do ta kalonte sikur të lexonte ligjet me kohë dhe të besonte tek ato, që të mos arrestohej. Tani që do arrestohet është mirë ti lexojë dhe të shpëtoj me sa më pak vite vuajtje fizike. Se turpin që do të mbetet në histori si politikan që vrau për të vjedhur dhe vodhi për të sunduar, nuk ja heq dot askush.

Partia që u themelua nga  300 firmëtarë, shumica profesorë universiteti dhe intelektualë të shquar, sot ka përfunduar në 300 shpellarë, që ruajnë kryetarin tek Kulla e Gjakut se mos u marrin në burg. Mjafton kaq për të kuptuar që ky veç miliardave, ka vjedhur dhe fatin e Shqipërisë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.