Kulluri: Tentativa e Bardhit për të çuar deputetë të PD te Foltorja, do të dështojë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri tha se debati mes Bardhit dhe Bashës ishte me ngarkesë emocionale të lartë se ajo që luhet është shumë e rëndësishme nëse vula do shkojë te Berisha apo do qëndrojë tek PD zyrtare. Kulluri u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se vula do qëndrojë në PD […]

Shtator 4, 2023 - 15:15
 0
Kulluri: Tentativa e Bardhit për të çuar deputetë të PD te Foltorja, do të dështojë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri tha se debati mes Bardhit dhe Bashës ishte me ngarkesë emocionale të lartë se ajo që luhet është shumë e rëndësishme nëse vula do shkojë te Berisha apo do qëndrojë tek PD zyrtare.

Kulluri u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se vula do qëndrojë në PD zyrtare derisa gjykata të legjitimojë Kuvendin e 11 dhjetorit.

Sipas tij tentativa e Bardhit për të çuar deputetët te Foltorja do dështojë pasi përplasja Basha-Berisha është një përplasje Berisha-SHBA.

“Të drejta e përfaqësimit zyrtar i ka kreu i institucionit, por autoriteti delegohet. Partia regjistrohet në gjykatë në emër të kryetarit, ai njihet nga ligji, e mbani mend diskutimi e Celibashit me Alibeajn.

Funksioni i kryetarit është i padelegueshëm, ndërsa kompetencë të deleguar ti mund të japësh, por nuk jep dot thelbin”, tha Kulluri, i pyetur se nga çfarë u nis për të mbështetur më shumë Bashën se Berishën në konfliktin brenda PD./f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.